E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau dy bashkëfshatarë, kërkohet dënimi maksimal

Në seancën gjyqësore të zhvilluar dje paradite në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër është kërkuar burgim i përjetshëm për Ardjan Narkaj, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë. Prokurori i çështjes ka kërkuar dënim maksimal për 40-vjeçarin Narkaj, i cili po gjykohet për vrasjen e Ton Ulaj 28 vjeç dhe Gjegj Shotaj 24 vjeç, nga fshati Bratosh i Malësisë së Madhe. Ngjarja në fjalë daton natën e 8 majit 2008, kur pas një grindjeje të momentit me dy viktimat nga fshati Bratosh, ka qëlluar mbi ta duke i lënë të vdekur. Dy të rinjtë i kishin kërkuar Narkajt t‘i çonte me makinë në një fshat aty afër. Këtu ka nisur debati, që është përshkallëzuar deri në shkëmbim zjarri mes të dy palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›