Ministria vendos të tërheqë tekstin e Historia 12
Një komision i posaçëm i ngritur nga Ministria e Arsimit do të rishikojë edhe një herë tekstin e Historisë 12. Pas reagimeve për një sërë pasaktësish të fakteve historike që përmban ky libër dhe deklaratës së kryeministrit, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka deklaruar se Historia 12 do të tërhiqet nga qarkullimi për t’u korrigjuar. Ky tekst historie është përzgjedhur nga disa shkolla për t’u studiuar gjatë vitit akademik 2009-2010. Në të njejtën kohë falë altertekstit në qarkullim është edhe një botim tjetër i Historisë 12, që është përzgjedhur nga disa gjimnaze. Ky mund të jetë teksti alternativ që do të zëvendësojë historinë e shumëpërfolur për fakte të gabuara historike.