Cërvenkovski nuk do të lëshojë amnisti për Buçkovskin
Shkup - Zoran Ivanov zëdhënës i presidentit të shtetit Branko Cërvenkovski tha se në këtë rast kryetari i shtetit nuk mund të japë sugjerim apo vendim për ish kryeministrin Vllado Buçkovski sepse procesi gjyqësor ka mbaruar. “E vetmja mundësi, është kur Buçkovski të ketë mbajtur gjysmën e dënimit e më pas të shqyrtohet mundësia e faljes”, deklaroi për të përditshmen shqiptare në Maqedoni, “Lajm”, Ivanov.
Ndërkohë, opozita ka reaguar ndaj vendimit të gjyqit për të dënuar me tre vjet e gjysmë burg ish kryeministrin e Maqedonisë, Vllado Buçkovski. Ky i fundit u shpall fajtor për rastin “pjesët rezervë të tankeve” ndërsa aktakuza e ngarkon se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2,5 milionë euro.
Socialdemokratët shprehën keqardhje për atë që i ndodhi ish kryeministrit duke thënë se aktgjykimin është ditur edhe para se gjyqi të kumtojë atë. “Duke mos hyrë në vlerësimin e aktgjykimit, mendojmë se me hapat e saj të gabuar VMRO-DPMNE-ja nuk krijoi atmosferë për gjykim korrekt. Përkundrazi, Qeveria e VMRO-së krijoi ambient me të cilën aktgjykimi në opinion u kumtua, ende pa e bërë gjyqi. Duke pasur parasysh se ky vendim nuk është përfundimtar, shpresojmë se në ankesën e paralajmëruar deri tek Gjykata e Apelit kjo e fundit do të gjykojë lirisht, në pajtueshmëri me faktet, ligjin dhe drejtësinë”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së Emilijan Stankoviç.
Deputeti i LSDM-së, Vllado Buçkovski tha se një ditë pas vendimit të gjyqit mijëra miq, kolegë partiak i janë lajmëruar që të mbahet dhe të besoj në shtetin juridik.
“Në lëkurën time e ndjeva se si funksionon shteti juridik. Në shtetin tonë s’ka elemente për realizimin e të drejtës time për gjykim korrekt dhe të drejtë. Unë kam qenë i gjykuar qysh më 1 gusht të vitit të kaluar dhe e gjithë kjo ishte vetëm një ekzekutim”, deklaroi Buçkovski. Kreu i Partisë Liberal Demokratike (PLD) Jovan Manasievski tha se gjyqësia vendore është nën presion të pushtetit. Lideri i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD) Tito Petkovski tha se si qytetarë i rëndomtë ka një ndjenjë të keqe, pavarësisht se gjyqi duhet të jetë i pavarur.
Partitë në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe VRMO-DPMNE nuk e komentuan vendimin e gjyqit në të cilën për rastin “pjesët rezervë të tankeve” ish kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski u dënua me 3 vjet e gjysmë burg.