E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS te hyje ne Kuvend, dakord me tryezen e Topit

Levizja Socialiste per Integrim deklaroi dje, se do te mbeshtese cdo iniciative te Presidentit Bamir Topi, ne funksion te zgjidhjes se situates politike ne vend. Sekretari per marredheniet publike ne LSI, Luan Rama, duke vleresuar rezoluten e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, tha se e konsideron ate si nje apel te rendesishem per te gjetur zgjidhje qe bazohen ne frymen e nje dialogu dhe jo te imponimit. "LSI thekson se e konsideron dialogun ne institucionet legjitime te vendit hapin e pare te domosdoshem per te gjetur zgjidhje qe i kontribuojne procesit te integrimit evropian te Shqiperise. Si pjese e mazhoraces qeverisese, por edhe me autoritetin qe i jep roli qe ajo luan ne jeten politike te vendit, vazhdojme te besojme se edhe lidershipi i socialist do ta kuptoje qe rruga e arsyes dhe jo e bojkotit, rruga qe na con ne kontribute per procesin e liberalizimit te vizave dhe jo per ta penguar ate",-tha Rama. Sipas tij, rruga e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, nuk eshte ajo e letrave anonime per te paraqitur nje imazh jo real per Shqiperine, duke kritikuar ketu letren e Arta Dades per ngrirjen e kredencialeve te vendit tone ne KE. "LSI vazhdon ta kete konstante te pandryshueshme vleresimin se interesat e medha te vendit jane dominante mbi cdo interes grupi, klani, apo qofshin keto edhe interesa partiake", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›