E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceshtje politike urgjente ne Europe Nga Edmond Haxhinasto

Kryetar i Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes

Nje prej prioriteteve kyce te Kryesise shqiptare te Komitetit te Ministrave, nen moton "Te Bashkuar ne Diversitet", do te jete promovimi i tolerances, dialogut dhe mirekuptimit te ndersjelle. Sic eshte verejtur gjate nje debati te zevendes ministrave, angazhimi i Shteteve anetare per te mbeshtetur keto vlera eshte i nje rendesie te madhe, ne nje kohe kur kriza e vazhdueshme ekonomike ne Evrope ngre tensione dhe frike, ne vecanti duke ndikuar tek ata qe padrejtesisht perceptohen si nje kercenim per mireqenien e shoqerive tona. Te gjithe ne mund te kujtojme stigmatizimin e emigranteve dhe thirrjet per urrejtje e dhune, qe shpeshhere ndodhin ne arenen politike. Eshte detyra jone e perbashket te ngrihemi kunder atyre qe mbeshtesin pikepamje te tilla dhe te bejme maksimumin per te siguruar qe qytetaret tane te kuptojne se diversiteti dhe multikulturalizmi nuk jane nje rrezik, por me teper nje pasuri. Nuk ka asnje te ardhme te begate pa nje shoqeri kohezive, ku te gjithe individet mund te jetojne ne harmoni dhe te zhvillojne talentet e tyre pa asnje frike nga ngacmimi apo perjashtimi. Nga ky kendveshtrim, ne presim me padurim idete dhe propozimet te cilat do te dalin nga debatet qe Asambleja juaj do te mbaje neser mbi "Krizen e demokracise dhe rolin e shtetit ne Evropen e sotme" dhe per "Portretizimin e emigranteve dhe refugjateve gjate fushatave zgjedhore ", te dyja ceshtje me mjaft interes. Si nje vend me nje histori te gjate shekullore te tolerances dhe multikulturalizmit, Shqiperia do te beje cdo perpjekje te mundshme gjate kryesimit te saj per te promovuar shoqerite tolerante dhe te hapura ne Evrope. Ne kete kuader, ne po presim me padurim per te drejtuar "Shkembimin mbi dimensionin fetar te dialogut nderkulturor" te Keshillit te Evropes per vitin 2012, i cili do te mbahet me 3 dhe 4 shtator 2012 ne qytetin bregdetar te Durresit. Ne shpresojme qe kjo Asamble e nderuar do te perfaqesohet dhe do te marre pjese aktivisht ne kete ngjarje, tema e se ciles do te jete: "Marrja e pergjegjesine per Evropen e se nesermes: Roli i te rinjve ne dimensionin fetar te dialogut nderkulturor". Ne fillim te nentorit, organizojme ne Tirane nje konference nderkombetare te nivelit te larte me temen kryesore te Kryesise sone "Te jetojme se bashku", nje ngjarje qe do te kete si qellim te siguroje nje dialog te hapur ndermjet te gjitha paleve, te theksoje se cfare ka funksionuar mire ne shoqerite tona dhe cfare jo, duke siguruar keshtu, nje model te mire per vende te tjera te cilat po kalojne procese te ngjashme.

Mbrojtja dhe promovimi i te drejtave te njeriut eshte gjithashtu nje nder prioritetet tona kryesore. Ne kete kuader, ne i kushtojme rendesi te vecante efektivitetit te mekanizmit te kontrollit te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut.

Nje aspekt kyc i Deklarates se Brighton-it eshte theksi i vene ne zbatimin e Konventes se te Drejtave te Njeriut ne nivel kombetar. Gezimi efektiv i te drejtave themelore nga te gjithe individet qe jetojne ne Evrope kerkon qe standardet e Konventes te njihen dhe zbatohen, vecanerisht nga gjykatat vendore. Aktoret e tjere - avokatet, mbrojtesit e te drejtave te njeriut, por edhe institucionet shteterore si parlamentet kombetare dhe Avokati i Popullit - luajne nje rol po aq te rendesishem.

Nje tjeter ceshtje e rendesishme te ciles Komiteti i Ministrave, njelloj si kjo Asamble e nderuar, i kushton vemendje te vecante eshte anetaresimi i Bashkimit Evropian ne Konventen e te Drejtave te Njeriut. Kryesia shqiptare pershendet faktin se pas disa muajsh diskutimesh te brendshme, Bashkimi Evropian eshte tashme i gatshem te rifilloje negociatat.

***

Ne te gjitha fushat e lartpermendura, eshte thelbesore qe Organizata jone te punoje krah per krah me institucionet e tjera evropiane qe ndajne te njejtat vlera. Me i rendesishmi prej ketyre partnereve eshte Bashkimi Evropian. Ne jemi vecanerisht te kenaqur sepse, sic u theksua ne nje raport te fundit te diskutuar nga Komiteti i Ministrave, bashkepunimi me BE-ne vazhdon te zhvillohet, si ne nivel politik ashtu edhe ne ate operativ. Kryesia shqiptare eshte tejet e angazhuar per te cuar perpara kete bashkepunim. E njejta gje vlen edhe per OSBE-ne. Kam pasur mundesi te bej nje sere sugjerimesh konkrete mbi menyrat per te rritur sinergjite gjate fjales sime te fundit ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se me 14 qershor. Kam ndermend t'i zhvilloj me tej keto ide ne muajt qe vijne.

Krijimi i lidhjeve me te ngushta me partneret tane ne skenen evropiane eshte edhe me e rendesishme duke pasur parasysh numrin e ceshtjeve politike urgjente para nesh. Nje ceshtje e tille eshte nevoja per te promovuar vlerat e demokracise, te drejtave te njeriut dhe shtetit te se drejtes ne ato zona te Evropes te cilat aktualisht jane pertej mundesive te Organizates tone. Kjo ishte nje nga perfundimet e diskutimit me teme "Mbrojtja e te drejtave te njeriut ne Evrope: Mbyllja e boshlleqeve", qe u zhvillua gjate nje dreke pune jozyrtare ne perfundim te Seances Ministeriale me 23 maj.

Ne kete drejtim, puna e cmuar e kryer nga Keshilli i Evropes ne Kosove dhe nderveprimi pozitiv qe kemi krijuar me BE-ne ne kete kontekst duhet te vazhdoje, ne interes te te gjithe qytetareve qe jetojne ne Kosove, dhe me tej, per hir te stabilitetit te te gjithe rajonit. Rekomandimi pragmatik 1739 (2010) i kesaj Asambleje per promovimin e kontakteve te drejtperdrejta dhe te rendesishme mes stafit te Keshillit te Evropes dhe autoriteteve te Kosoves ne te gjitha nivelet, duhet te behet platforme e qarte per miratim.

Ne Bosnje dhe Hercegovine - zbatimi i gjykimit te dhene nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne rastin e Sejdic-it dhe Finci-t eshte nje element kyc ne procesin e integrimit evropian te vendit.

Zevendes Ministrat do te shqyrtojne progresin e bere per kete ceshtje ne takimin e tyre te ardhshem me 4 korrik. Kryesia shqiptare shpreson shume se ky takim do te jete mundesia per te regjistruar nje progres te dukshem ne procesin e rishikimit te Kushtetutes dhe te ligjit zgjedhor te Bosnjes dhe Hercegovines. Pertej Bosnjes dhe Hercegovines, zhvillimet e tjera politike te shteteve anetare jane duke u diskutuar rregullisht nga Zevendes Ministrat ne kuader te dialogut te tyre me Sekretarin e Pergjithshem; do te doja te falenderoja z. Jagland per rolin e tij aktiv ne ngritjen e ketyre ceshtjeve, edhe gjate kohes se vizitave te tij ne kryeqytetet e shteteve anetare. Diskutimet konstruktive qe autoritetet shqiptare zhvilluan me ju ne Tirane fill pasi Shqiperia mori Kryesine deshmojne per kete.

***

Per politikat e Keshillit te Evropes ndaj rajoneve fqinje, duke ditur se kjo gje paraqet interes te vecante per Asamblene tuaj duhet te informoj se Sesioni Ministerial me 23 maj ishte rasti per te vleresuar progresin e rendesishem te bere gjate nje viti, vecanerisht nepermjet prioriteteve te bashkepunimit mbi te cilat eshte rene dakord me Jordanine, Marokun dhe Tunizine. Komiteti i Ministrave eshte i vendosur per te vazhduar zgjerimin e kesaj politike mbi bazen e vlerave te Keshillit te Evropes, dhe ka udhezuar deputetet e saj per te marre vendimet e nevojshme ne kete drejtim, me qellim qe te raportojne ne sesionin e tij te ardhshem. Nga ky kendveshtrim, ne do te ndjekim me interes te vecante debatin qe Asambleja juaj do te mbaje te enjten per tranzicionin politik ne Tunizi, ku ngjarjet e fundit kane treguar se tranzicioni drejt demokracise eshte ende i brishte. Ne kete udhekryq, une nuk mund te rri pa permendur situaten ne Siri. Sic kam thene ne nje deklarate te bere pas masakres se kryer ne qytetin e Houlas, une denoj me termat me te forte te mundshem shkeljet e ligjeve te te drejtave te njeriut te cilat jane kryer qe nga fillimi i luftimeve ne Siri. Aktet e raportuara te torturave kunder civileve, dhe ne vecanti grave dhe femijeve, jane mjaft shqetesuese per komunitetin nderkombetar, dhe ata qe kane urdheruar dhe kane kryer keto akte barbare duhet te sillen para drejtesise. Dua te riperseris ketu vleresimin e shprehur nga Komiteti i Ministrave ne lidhje me ndihmen humanitare te dhene ndaj refugjateve siriane nga shteti yne anetar Turqia si dhe vendet e tjera te rajonit.

Nga fjala e zv/kryeministrit dhe minister i Jashtem, mbajtur dje ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes ne Strasburg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›