Kryeprokurorja Ina Rama: Imuniteti na pengon ne hetimin e zyrtareve
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, shprehu dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, si shqetesim faktin qe ende zyrtaret e larte te shtetit kane imunitet, qe i mbron nga hetimi. Sipas saj, jane dyfishuar ceshtjet e regjistruara kryesisht per vitin 2011 ne organin e akuzes, por shifrat jane afer zeros kur behet fjale per zyrtaret e larte, gjyqtaret apo prokuroret. Ne kete kuader, Rama tha se heqja e imunitetit, eshte domosdoshmeri ne kushtet aktuale, pasi ne vend qe zyrtaret te hetohen pa e ditur ata ne menyre te fshehte, hetimi eshte menjehere i zbuluar, pasi per heqjen e imunitetit ata minimalisht njoftohen. Nga ana tjeter, Rama kritikoi ashper gjykatat qe nuk marrin parasysh kerkesat e prokurorise ne akuzat e bera. Nderkohe qe hodhi poshte ankesat e shume institucioneve si ILDKP, KLSH, apo KQZ se Prokuroria e Pergjithshme pezullon procedimet penale qe institucionet bejne. Nga ana tjeter, Rama tha se eshte e nevojshme gjetja e nje mekanizimi qe te bllokonte ndikimin ne dhenien e drejtesise te miqesive qe krijohet mes gjyqtareve dhe prokuroreve.
Dashnor Sula - Ju keni deklaruar per 9256 te pandehur te derguar ne gjyq, dhe nga keto 234 te pandehur kane marre pafajesine. Cfare veprash kane pasur keto te pandehur qe kane marre pafajesine, eshte analizuar kjo nga ju?
Ina Rama - Eshte e vertete qe numri i personave te deklaruar te pafajshem nga gjykatat per vitin 2011 eshte 234, por ama jane 9256 te pandehur. Kjo eshte e rendesishme. Eshte normale qe gjykata te kete qendrime te ndryshme nga ajo qe akuza ngre. Ne nuk kemi te dhena te sakta per te thene se sa jane akuzuar per kete apo ate veper. Por me analizat qe kemi bere me prokuroret, eshte shqetesues cdo rast pafajesie. Pergjithesisht, pjesa me e madhe e rasteve te pafajesive rreth 90% e me shume, kane qene raste per te cilat nuk kemi pasur masen e arrestit me burg. Eshte shume i vogel numri i rasteve te arrestit me burg. Ne shume raste, vendimet per pafajesi kane qene vendime, per te cilat ne nuk kemi rene dakord, kemi bere edhe ankimet tona. Por gjithsesi, eshte nje shifer e pelqyeshme, sepse rreth 97% e rasteve jane akuza te pranuara.
Dashnor Sula - Ka rritje te numrit te procedimeve penale te pezulluara. Une jam i shqetesuar per numrin e veprave penale te renda, te cilat jane te pezulluara. Cfare pune apo analize beni per keto vepra penale te renda, qe cenojne jeten e qytetareve, ku vetem per vjedhje ka 4990 procedime penale te pezulluara, vrasje me dashje 48 etj?
Ina Rama - Pergjegjesine, detyrimin ligjor per zbulimin e autoreve te veprave penale nuk e ka Prokuroria, por Policia e Shtetit. Ne momentin qe nga hetimet qe ne bejme, arrijme ne konkluzionin qe nuk jemi ne gjendje te identifikojme autorin e vepres penale, ligji thote qe pezullohen hetimet dhe ja dergon dosjen Policise se Shtetit, qe te beje hetimet e saj. Deri ne momentin qe ne bejme vendim per pezullim, ezaurohen te gjitha mjetet procedurale per identifikimin e autorit. Me pas eshte teresisht nje pune e Policise se Shtetit. Pse jane rritur vjedhjet? Sigurisht qe moszbulueshmeria e autoreve, e rrit numrin e vjedhjeve, por kjo nuk eshte nje pergjegjesi e Prokurorise. Duhet te funksionojne me shume strukturat ne terren.
Fatmir Xhafaj - Sistemi i drejtesise lidhet me integrimin e vendit. Ka konstatime per mungese te pavaresise ne institucionin tuaj, mungese burimesh njerezore e teknike, kapacitete te dobeta per hetimin e krimit etj. Si reflektohet kjo ne punen e organit tuaj? Cilat jane shqetesimet ne kete aspekt?
Ina Rama - Prokuroria ka qene e vemendshme ndaj verejtjeve dhe rekomandimeve te nderkombetareve. Prej disa kohesh eshte hedhur ideja se duhet rritur numri i ceshtjeve qe hetohen dhe ne vazhdimisht kemi perpjekje ta rrisim kete numer, por nuk varet vetem nga prokuroret. Per hetimin e gjyqtareve te larte, ne kemi hasur ne problematiken e pasjes se imunitetit. Problematike eshte vecanerisht ne hetimin proaktive te rasteve te korrupsionit, qe kerkojne domosdoshmerisht nje hetim te fshehte ndaj zyrtarit pa dijenine e tij. Nderkohe qe imuniteti minimalisht garanton dijenine e zyrtarit. Me gjithe problemet qe kemi hasur, une mendoj se prokuroret e kane rritur pavaresine e tyre.
Fatmir Xhafaj - Ne kemi neser nje raport te Ministrise se Drejtesise. Dua komentin tuaj per te?
Ina Rama - Per sa i perket raportit te hartuar nga Ministria e Drejtesise, une gjykoj se Prokuroria ka reaguar me pergjigjen e saj dorezuar ne Kuvend. Ne shume raste, ne e kemi gjetur kontrollin e bere nga Ministria e Drejtesise jashte tagrave dhe kompetencave qe i jep ligji. Ministria e Drejtesise ka marre persiper ne tejkalim te kompetencave te saj, qe te beje vleresim te nivelit profesional, etik dhe moral te prokuroreve. Ne disa raste, ne kemi konstatuar qe konkluzionet e saj nuk jane mbeshtetur ne te dhena te dala nga raporti. Shume here ne raport kemi hasur edhe problematika te tilla, te mos kuptimit te menyres se si operojne prokuroret. Nje element tjeter qe na eshte dukur abuziv, eshte perpjekja e Ministrise se Drejtesise per te bere nje prezantim te gjendjes se kriminalitetit, bazuar ne kontrollin e 121 rasteve qe ajo ka pasur. Nuk eshte kompetence e Ministrise se Drejtesise, te prezantoje para Kuvendit statistika per kriminalitetin, eshte kompetence e Prokurorit te Pergjithshem.
Fatos Hoxha - Ju u shprehet se Prokuroria ka dyfishuar rastet e hetimit. A mund te na jepni nje numer, se sa per qind perbejne deputetet, politikanet apo gjyqtaret?
Ina Rama - Deputetet jane nje numer shume i vogel. Tre ne janar te ketij viti dhe dy vitin e kaluar, pra per pese ne total kemi kerkuar per ta heqje imuniteti ne Kuvend. Nuk kemi pasur regjistrime per prokurore vitin e kaluar. Nuk kemi pasur as per gjyqtare.
Fatos Hoxha - Do te thote qe korrupsionin ketu e bejne fatorinot dhe kjo shtrese e shoqerise...
Pyetja e dyte; ne mandatin tuaj 5-vjecar, a ju duket se me veprimet apo mosveprimet tuaja i keni dhene mbeshtetje zengjineve te vjeter e te rinj politike?
Ina Rama - Mund te them qe s'e kuptoj kete pyetje.
Fatos Hoxha - Para rreth nje viti, para Kuvendit erdhen dhe raportuan kryeministri, kryetarja e Kuvendit etj., te thirrur nga Komisioni. Ju pas nje viti e ca, a u penduat qe nuk u paraqitet per te raportuar ashtu sic u kerkua?
Ilir Rusmali - Kjo nuk ka lidhje me periudhen, per te cilen ka ardhur te raportoje kryeprokurorja.
Saimir Tahiri - A mund te di se cfare e pengon Prokurorine e Pergjithshme te rikerkoje heqjen e imunitetit per nje zyrtar, per te cilin e ka kerkuar me pare dhe ia ka hequr ate, por zyrtari e ka rifituar ne zgjedhje perseri?
Ilir Rusmali - Kjo eshte pyetje seminari jo e kesaj tryeze. Po flasim per raportin e prokurorise ne vitin 2011.
Edi Paloka - Ju thate qe ceshtjet penale qe lidhen me vepren e korrupsionit, kane tendence ne ulje. Po nderkohe per opinionin tuaj, thate se nuk eshte kjo tendenca reale. Kete mendim e keni si qytetare apo e keni mendim politik, se ne raport nuk e keni?
Ina Rama - Nuk eshte mendim si qytetare dhe as politik. Eshte nje konkluzion i Prokurorit te Pergjithshem. Nga te gjitha format e informimit, rezulton se korrupsioni nuk ka nje trend zbrites. Nuk e them vetem une, por te gjithe raportet e nderkombetareve etj. E verteta eshte qe korrupsioni nuk ka rene, por nuk eshte evidentuar si duhet.
Edi Paloka - Nga nje tabele qe kam per organizimin dhe pjesemarrje ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme per vitin 2011, numri i pandehurve te regjistruar eshte kater. Nderkohe te gjithe shqiptaret kane ndjekur, dhjetera manifestime, protesta, bllokime rrugesh, djegie gomash, akte te dhunshme etj., te organizuara nga PS. Si e shpjegoni qe shifra e te pandehurve eshte e kaq e ulet? Ne vepren tjeter penale si organizimi i grumbullimeve dhe manifestime te paligjshme, pjesemarrje te personave te armatosur, shifra eshte zero. Si ka mundesi?
Ina Rama - Une nuk e di cilave raste i referohet zoti Paloka. Ne memorien time, eshte vetem 21 janari dhe disa manifestime me pas. Por ne vitin 2011, nuk di te kete pasur te tilla ngjarje. Per ate ngjarje, te gjithe pjesemarresit te rezultuar si te tille, jane derguar ne gjykate, denuar etj. Eshte nje e dhene shume e mire qe nuk kemi statistika te tilla per armet.
Ermonela Felaj - Ne deklaraten me te fundit, ju jeni shprehur ku gjykatat kane vepruar gabim, nuk kane bashkepunuar me ju dhe ju kane penguar ne luften kunder korrupsionit. Sot e keni kete shqetesim? A mund te korrigjohen vendimet e gabuara te gjykates?
Ina Rama - Une nuk e kuptoj qe kriminaliteti mbeshtetet mbi emra, por nga shifra dhe statistikat qe ne kemi raportuar. Sa i perket deklarates sime publike, kam thene qe gjykatat kane pasur nje qasje te ndryshme nga ne. Eshte nje mendim qe e kam pasur qe ne fillim. Nese ne do te kishim mjete ankimi ndaj atyre vendimeve, do te reagonim. Ne total, une mbroj ate qendrim, do te ishim te kenaqur qe te kishim mundesi ligjore qe te kishim nje mekanizem qe t'i lejoje Prokurorit te Pergjithshem te reagoje ndaj vendimeve te Gjykates se Larte.
Ermonela Felaj - Jo pak here, ne media dalin dokumente ne hetim, procesverbale. A ka ndonje analize pse gjithe kjo rrjedhje informacioni?
Ina Rama - Ky eshte nje shqetesim i madh dhe i vazhdueshem i punes sone. Eshte fenomen shqetesues, ndoshta duhen rregulla me strikte.
Ermonela Felaj - Ne raport thoni se ne vitin 2011 keni pasur bashkepunime me institucione te ndryshme, a ju ka munguar bashkepunimi me Ministrine e Brendshme?
Ina Rama - Ne total ka qene nje fryme e mire bashkepunimi, por jo gjithnje. Problematikat tona jane nga me te ndryshmet.
Pandeli Majko - Me beri pershtypje per korrupsionin ne sistemin gjyqesor. Ma thelloni me tej?
Ina Rama - Ne kendveshtrimin tone, vendimmarrjet e gjykatave qe kane anuluar masat qe ka dhene Prokuroria, kane qene te padrejta. Ne i ndjekim ato, jemi ankuar deri ne Gjykate Kushtetuese. Per mua nevojitet nje mekanizem ligjor qe ta levize nga vendi situaten.
Bashkim Fino - Ne vitin 2011 nuk eshte denuar asnje i pandehur qe ka cenuar zgjedhjet ne Shqiperi...
Ina Rama - Une di qe para pak kohesh Gjykatat e Lezhes apo Fierit dhane vendime. Ne kemi ngritur akuza.
Saimir Tahiri - Cfare tjeter do t'i rekomandonit ketij komisioni pervec heqjes se imunitetit per gjyqtaret?
Ina Rama - Rekomandoj heqjen e imunitetit. Sigurisht qe menyra si do te kontrollohen gjykatat apo ndryshimet qe pritet te behen, jane shume te rendesishme. Mendoj se qartesimi i kompetencave tek secila hallke e drejtesise eshte rendesishme. Heqja e imunitetit, do te ishte nje ndihme e madhe.
Saimir Tahiri - Keni ndonje propozim konkret per ashpersimin e ndeshkimeve per vepren penale te gjakmarrjes?
Ina Rama - Nuk mendoj qe ka caluar ne aspektin administrativ, sepse s'ka politike te ashper penale. Eshte e veshtire ngritja e akuzave dhe hetimi i ketyre ngjarjeve. Une mendoj qe ne momentin qe ne arrijme te marrim nje vendim fajesie, Kodi Penal i ka ndeshkimet e duhura. Stepen personat qe te bashkepunojne me drejtesine, per te dhene informacionet e nevojshme.
Ilir Rusmali - Ne kete komision, ka qelluar qe kane ardhur vazhdimisht per raportim institucione te tjera. Ne jemi perballur ne menyre te vazhdueshme me nje ankese. Keto institucione, si ILDKP, Kontrolli i Shtetit, KQZ etj., ankohen se kallezimet e tyre penale vdesin ne Prokurorine e Pergjithshme. Ku eshte e keqja ne bashkepunimin tuaj me keto institucione? A jeni e kenaqur me rezultatin e asaj qe ju keni bere?
Ina Rama - KQZ nuk ka raste qe ka bere kallezim dhe jane ndjekur. Sa i perket KLSH-se vitin e kaluar kemi pasur vetem 7 kallezime ne tere Republiken. Nga ILDKP kemi pasur 16 kallezime vitin e kaluar. Nga keta, per 10 kallezime, ceshtja ka shkuar per gjykim, jane pushuar 4 dhe nen hetim jane dy. Kjo eshte nje shifer e kenaqshme. Sa i perket ILDKP-se, ka pasur nje problem qe lidhet me qendrimin, sepse kur ne dhe ILDKP kemi thene qe pasuria eshte fshehur, gjykata ka thene se eshte harruar.
Ilir Rusmali - Per raportet e brendshme ne Prokurori, kam nje material qe me ka rene nga disa prokurore qe jane ankuar per ceshtjet e tyre personale. Ky grup thote qe per nje periudhe te konsiderueshme, rekrutimi, transferimi, ngritja ne detyre nuk eshte bere ne perputhje me ligjin qe kerkon transparence, publikimin e vendeve vakante. Prokuroret nuk kane pasur mundesi te konkurrojne se konkurrimi eshte bere ne menyre selektive. Kjo lloj ankese qendron apo jo?
Ina Rama - Nuk mendoj se qendron problemi qe ngrene. Ne zbatim te ligjit per funksionimin e Prokurorise, transferimi i prokuroreve, nuk behet me krijimin e vendeve vakante.
Te dhena per vitin 2011
32.770 njoftime per vepra penale te ndodhura jane trajtuar ne Prokurorine e Pergjithshme
24.977 Procedime penale jane ndjekur penalisht
7424 Akuza jane ngritur nga Prokuroret prane gjykatave
9956 Kerkesa jane paraqitur ne gjykate per caktimin e masave te sigurimit personal te personave nen hetim
2.28% Rritje te numrit te procedimeve penale
60 Persona jane ekstraduar ne kete vit ne Shqiperi