Petro Koci: Koha e Nanos per te drejtuar PS mbaroi ne 2005-n
Kryetari i Partise Socialiste te Vertete, Petro Koci, nuk e sheh ne menyre pozitive levizjen e ish-kryetarit Fatos Nano. Ne nje interviste dhene per gazeten "Koha Jone", Koci shprehet se Nano e ka humbur mundesine per t'u zgjedhur ne krye te PS ne vitin 2005, ndersa shansin per t'u zgjedhur president ne vitin 2007. I pyetur per mbeshtetjen qe u ka dhene levizjeve te ish-kryetarit ne te kaluaren, Koci shprehet se Nano i ka shitur levizjet politike per interesa personale. Nderkohe qe nuk perjashtojne demin qe mund t'i sjelle Levizja Nano, Partise Socialiste. "Per te demtuar dhe prishur pune eshte e lehte. E veshtire eshte te ndertosh bashkim dhe rezultat. Nano me kete levizje po ndihmon kundershtarin e socialisteve, Sali Berishen", - shprehet Koci. Kreu i PSV flet dhe per reformen zgjedhore dhe qendrimin e aleateve te PS-se. Ai shprehet se pavaresisht formes qe do te marre Kodi Zgjedhor, PSV nuk do te jete kunder PS, por kunder qeverisjes aktuale. "Ne e kemi shpallur qendrimin tone parimor lidhur me kete drejtim: Lufte pa kompromis me sistemin, por jo lufte kunder PS. Qe do te thote se pavaresisht zhvillimeve negative ne ecurine e Kodit dhe pergjegjesite e PS mbi keto zhvillime ne do te jemi ne krah te ndryshimit te kesaj qeverisjeje ne pushtet", - shprehet Koci.
Kini deklaruar me pare krijimin e nje koalicioni te ri brenda koalicionit te majte, se bashku me PSD dhe PDS. Cfare po behet me kete projekt?
Projekti yne i bashkimit ne nje nenkoalicion brenda se majtes socialiste ka qene dhe mbetet i lidhur me ecurine e reformes zgjedhore ne pjesen e sistemit. Tri partite: PSV, PSD e PDS ne bashkepunim me njera-tjetren, kane funksionuar de facto si nje nenkoalicion edhe gjate periudhes qe ka shoqeruar diskutimet dhe debatet per kete reforme. Ne u perpoqem qe koncepti i nenkoalicionit te legalizohej edhe ne hapesirat e demokratizimit te Kodit. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur. Shpallja e bashkimit te ketij bashkimi qe perben nje institucion reagimi ndaj sistemit perjashtues zgjedhor mund te behet ne perfundim te se ashtuquajtures reforme zgjedhore. E quaj keshtu, sepse duket qe shqetesimet kryesore te opinionit publik mbi Kodin nuk po gjejne reflektim serioz. Tani po kerkohet vetem nje lemoshe ne menyren sesi llogariten mandatet perfaqesuese brenda koalicioneve dhe shpresat per korrigjim real kombetar te sistemit apo numerim te pavarur elektronik te votave thuajse jane shuar. Kodi favorizon oligarkine dhe jo popullin!
Ne rast se nuk ka ndryshim thelbesor ne Kodin Zgjedhor per ceshtjen e koalicioneve dhe pragut elektoral, cili do te jete pozicioni qe do te mbaje PSV '91?
Ne e kemi shpallur qendrimin tone parimor lidhur me kete drejtim: Lufte pa kompromis me sistemin, por jo lufte kunder PS. Qe do te thote se pavaresisht zhvillimeve negative ne ecurine e Kodit dhe pergjegjesite e PS mbi keto zhvillime ne do te jemi ne krah te ndryshimit te kesaj qeverisjeje ne pushtet. Qe do te thote se eshte vetevrasje politike e se majtes nese lejon shperndarjen e votave ne zgjedhjet qe po vijne. Pra, ne duhet te jemi ne krah te PS dhe PS krah nesh. Pra, na duhet qe se bashku te orientojme nje taktike elektorale fituese dhe gjitheperfshirese, pavaresisht kufizimeve te Kodit dhe te Kushtetutes.
Si do ta vleresonit qendrimin e PS per zgjedhjen e Presidentit?
Rikonfirmoj qendrimin e PSV qysh ne fillim te procesit kushtetues dhe parlamentar te perzgjedhjes dhe zgjedhjes se kandidatit: ishim per nje proces konsensual dhe kandidat konsensual. Kjo nuk ndodhi jo per faj te PS. Interesat klanore te PD ne kapjen e shtetit nuk lejuan nje proces konsensual presidencial. PS i qendroi besnike ketij qendrimi. Ajo nuk u be pjese e nje gare fasade qe do te legjitimonte konsensualisht kapjen e kreut te shtetit nga bijte politike te Kryetarit te PD. Gabimet e vetme qe kam evidentuar edhe me pare jane darka e pakuptimte Rama-Meta dhe pjesemarrja po aq e pakuptimte e PS ne tryezen e dyte me PD. Megjithese e vendosur mes dy zjarresh, Berishes ne nje ane dhe Nanos ne krahun tjeter, PS arriti ta menaxhonte ne menyre parimore rolin e saj ne kete proces. Tango deshtoi, sepse njera pale, PD ishte kunder.
Jini njohur si nje mbeshtetes i Fatos Nano dhe ne vitin 2007 ishin pjese e nje levizje qe u nis nga ish-kryetari. Gjate garimit per kreun e shtetit ajo qe ra ne sy ishte qendrimi juaj kunder nismes se ish-kryetarit. Perse ky ndryshim?
Nano deri tani ka nisur vetem nje levizje politike brenda PS, ate te vitit '96, per te ndryshuar lidershipin e partise pas zgjedhjeve te pergjakshme te atij viti dhe pas tendencave te dukshme te lidershipit jashte burgut per ta menjanuar kryetarin e burgosur. Levizjet e tjera, ajo per katarsis dhe per politike institucionale jane iniciuar nga te tjere. Ai pati detyren t'u integrohej dhe t'i drejtonte ato. Per t'i lene pastaj ne mes dhe per t'i shkelmuar. Katarsisi perfundoi me bashkimin Nano-Meta per te shkarkuar Petro Kocin, ndersa ajo 'per politike institucionale' me braktisjen pa kthim te Nanos nga PS. Ndodhi ne prag te takimit te Fierit ku 'rastesisht' ishte deputet iniciatori i levizjes, Petro Koci. Pra, kur Nano ka mbeshtetur dhe drejtuar levizjet tona, ka mundur te jete progresist dhe lider. Por ai i ka shitur ato me pas per interesa personale, ne kurriz te socialisteve. Perpjekja e tij per president nuk kishte armik Petro Kocin, por vete Fatos Nanon. Ishte nje levizje antinano. Nuk dola kunder perpjekjes pa shprese te tij dhe e konsiderova korrekt qendrimin e Edi Rames qe e justifikoi platformen 'mbi palet' te Nanos, Ajo qe une nuk mund te pranoja ishte kercenimi i tij per 'ta bashkuar te majten', nese nuk zgjidhej President.
Eshte diskutuar shpesh keto dite levizja e Nanos per rikthimin ne PS. Sipas jush, a ka moral nje rikthim i Nanos ne PS?
Pergjigja eshte brenda pyetjes suaj. Ju e pranoni qe Nano e ka braktisur PS-ne dhe socialistet. Koha e Nanos per t'u zgjedhur President ishte ne 2007-n. Koha per te drejtuar PS mbaroi ne 2005-n!
Sa mund ta demtoje PS-ne Levizja e Nanos per Fitoren e Socialisteve?
Per te demtuar dhe prishur pune eshte e lehte. E veshtire eshte te ndertosh bashkim dhe rezultat. Nano me kete Levizje po ndihmon kundershtarin e socialisteve, Sali Berishen. Duke u munduar ta justifikoje me gjykimin anti Rama. Kjo eshte e papranueshme. Nano po hedh poshte vlerat qe ka deshmuar dikur, kur ka drejtuar me urtesi kolegjiale socialistet.
Edi Rama prej kohesh flet me siguri per fitoren e zgjedhjeve te vitit te ardhshem. Ne situaten aktuale te se majtes, e shihni te justifikuar sigurine e kryesocialistit?
Na duhet nje strategji perbashkuese dhe e kalkuluar me se miri per ta garantuar kete siguri. Ne jemi gati te punojme per kete. Siguria vjen pas kesaj.