E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrushaj: Lotaria? Ende s'eshte bere tenderi Eglantina Nasi

Ende nuk eshte bere tenderi dhe opozita vazhdon te leshoje akuza thuajse te perditshme ndaj procesit te licencimit per Lotarine Kombetare. E ne nje situate te tille te pazakonte, ministria e Financave ka reaguar serish, duke sqaruar opinionin per transparencen me te cilen po kryhet ky proces. Kete here, permes zv.ministrit Alfred Rrushaj, ky dikaster ka bere me dije se akuzat e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me Lotarine Kombetare, jane ne te vertete shpifje qe i behen administrates shqiptare. Ne nje konference te posacme per shtyp, Rrushaj theksoi se "opozita kerkon ta perbalte kete proces, duke akuzuar ende pa u bere tenderi". "Ne menyre te perditshme, vete kreu i opozites apo ne mungese te tij, tellallet, vijojne presionin ndaj administrates, ndaj komisionit qe po merret me procedurat e gares dhe e akuzojne per nje vendim ende te pa marre, vetem e vetem se klienti i tij nuk plotesoi kushtet e gares", - mesohet te jete shprehur, numri 2 i Financave. Duke shtuar, se ky proces tenderimi, eshte bere ne fakt, objekt diskutimi i nje keqinformimi me dashje te opinionit publik. "Deklaratat se konsulenti qe ka rekomandimet dhe kriteret teknike eshte zgjedhur dy muaj perpara, jane nje shpifje qe e kalojne ate te zakonshmen", - deklaroi mes te tjerash zv.ministri i Financave. Per te theksuar se ne baze te ligjit te vendit qe percakton e rregullon kete sektor, Keshilli i Ministrave kishte detyrimin qe te percaktonte kriteret dhe procedurat per licencimin e Lotarise Kombetare. E nderkaq, ashtu sic ka bere me dije publikisht pak dite me pare, vete ministri i Financave Ridvan Bode per procesin ne fjale, edhe zevendesi i tij, ka pohuar se dikasteri ne fjale, ka marre asistence nderkombetare per konsulentin, i cili ka sugjeruar ne fakt, kriteret dhe rregullat e perzgjedhjes se kompanise, e cila e meriton marrjen e kesaj licence. "Por duket se opozita nuk eshte e interesuar as te degjoje dhe as te shikoje; me presione te hapura ndaj administrates kerkon me cdo kusht ta perbalte dhe te demtoje kete proces, gje te cilen nuk ka per te arritur as tani dhe as ne vitin 2013. Sepse ky eshte nje proces shume transparent dhe ne perputhje me ligjet e vendit dhe asnjehere, askush nuk do mund ta cenoje dhe se si deri me tani, shqiptaret edhe ne vitin 2013, do te dine ta dallojne me vote te genjeshtren nga e verteta dhe angazhimin per interes publik, nga cjerrjet per interesa qe nuk kane lidhje me publikun", - perfundoi deklaraten e tij, numri 2 i Financave, ne mbrojtje te procesit per licencimin e Lotarise Kombetare, kunder akuzave te pabaza te opozites.

VKM-ja e licencimit, mbeshtetur ne rekomandimin e konsulentit

Propozimi i vendimit te posacem te Keshillit te Ministrave mbi licencimin e lotarise kombetare, ne janar 2012, eshte bere bazuar ne rekomandimet e konsulentit. "Mbeshtetur ne kete rekomandim, Ministria e Financave, ka propozuar VKM per procedurat e kriteret e licencimit te lotarise", beri me dije saktesisht zv.ministri Rrushaj. Duke shtuar me tej se "ky VKM, per t'i shtuar profesionalizimin dhe transparencen gares, ka autorizuar Ministrine e Financave, per te perzgjedhur nje konsulent qe do asistonte te gjithe procesin, qe nga dokumentet e gares e deri tek lidhja e kontrates, e si tille eshte perzgjedhur QLOT; nje nga kompanite me prestigjioze ne bote ne kete fushe".

Sqarimi konkret i procesit teknik per licencen

Ne perputhje me ligjin e lojerave te fatit, Keshilli i Ministrave duhej te percaktonte kriteret per licencimin e Lotarise Kombetare dhe duke qene se kjo ishte hera e pare qe dicka e tille do te behej ne kete forme dhe me gare, ne korrik te vitit 2010, ministri e Financave, i eshte drejtuar organizates "Lotarite Shteterore Europiane", duke i kerkuar ta asistoje me konsulence per kritere te studiuara qe do te mundesonin identifikimin (licencimin) e nje operatori. I cili pervec objektivave mbi te ardhurat ne buxhet, do te bente te mundur dhe aplikimin e masave sociale e mbrojtese, sic eshte per shembull, mbrojtja ndaj te miturve. Po ne korrik te vitit 2010, kjo organizate i ka rekomanduar Ministrise se Financave konsulentin e saj ligjor, i cili kishte keshilluar me sukses procese te tilla. Ka qene ky keshilltar, i cili ka pergatitur dhe rekomanduar jo vetem kriteret teknike dhe licencat qe duhet te kete nje operator qe zhvillon lotari kombetare, por edhe bazen se ku duhet te mbeshteten kriteret e vleresimit. Ky rekomandim, eshte mbeshtetur jo vetem ne eksperiencen e aplikuar te disa vendeve, po dhe ne qendrimin qe Gjykata Europiane e Drejtesise ka mbajtur ne disa ceshtje qe kane te bejne me licencen e lotarise kombetare.

Rama insiston serish: Lotaria, nen korrupsion

Kane vijuar edhe diten e djeshme akuzat e kryesocialistit Edi Rama ne lidhje me procesin e licencimit te Lotarise Kombetare. Kete here, ai arriti deri aty sa te permendte edhe doreheqjen e ministrit te Financave, Ridvan Bode. Gjithcka, sipas tij, e bazuar ne nje ndarje te padrejte te fitimeve te saj. Per te cilat pretendon se do t'i shkojne klienteles se qeverise, ne vend qe te kthehen ne investim per qytetaret. Akuza keto, te cilat e kane marre ne fakt pergjigjen e tyre nga kreu i Financave, Ridvan Bode, ne nje dalje publike te fundit te tij, ku ka detajuar saktesisht se sa do te perfitoje shteti nga ky aktivitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›