Gjakmarrja ngujon 112 familje vetëm në Qarkun e Shkodrës
Në përfundim të projektit të iniciuar nga Forumi i Mendimit të Lirë ka rezultuar se në Qarkun e Shkodrës janë 323 persona të ngujuar dhe mes tyre janë identifikuar 77 të mitur që janë në moshën e arsimimit të detyruar. Probleme me arsimin, me zhvillimin dhe me varfërinë. Të gjitha këto fenomene janë pjesë e jetës së përditshme të familjeve të ngujuara. Aty ku gratë janë të detyruara të punojnë, burrat të qëndrojnë në shtëpi. Aty ku zgjidhje mund t‘i japësh problemit vetëm në rast arratisjeje.
Në projektin e identifikimit dhe regjistrimit të familjeve me konflikte të rënda që kanë sjellë ngujimin e tyre është përfshirë rrethi i Shkodrës, i cili ka 17 njësi të qeverisjes vendore dy bashki dhe 15 komuna. Projekti është i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe është realizuar në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, përfaqësues të të cilëve kanë shoqëruar grupin e punës në procesin e identifikimit e regjistrimit të këtyre familjeve, ndërsa janë shfrytëzuar për qëllim orientues dhe informacione zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, informacione këto që edhe pse kanë qenë zyrtare i janë nënshtruar verifikimit.
Evidentimi dhe regjistrimi është bërë për çdo familje për të cilën kishte informacion se kishte konflikt të rëndë dhe ishte mbyllur në shtëpi. Ky proces është bërë duke qenë të shoqëruar nga përfaqësuesit e njësive vendore. Grupi i punës ka udhëtuar në çdo lagje të qytetit dhe në çdo komunë e fshat, duke mbledhur informacione, duke verifikuar të dhënat që kanë për këtë problem komunat, njësitë e pushtetit lokal, policia dhe Drejtoria e Arsimit.
Si përfundim rezulton se në njësitë vendore të qytetit të Shkodrës dhe komunat e përfshira në projekt janë gjithsej 112 familje të prekura nga ngujimi. Në to jetojnë 313 persona ndër të cilët 104 të mitur. Mes të miturve 77 janë nën moshën e arsimimit të detyruar. Në data-bazën e prodhuar ka informacione për nivelin e arsimimit që ka marrë secili fëmijë. "Saktësojmë se kjo data-bazë përfshin familjet, që jetojnë në qytet dhe fshat që janë kontaktuar nga ana jonë, pasi ka informacione edhe për familje që për shkak të konfliktit kanë lëvizur nga vendbanimi, duke u vendosur në tjetër qytet apo edhe jashtë Shqipërisë", sqarojnë përfaqësuesit e Mendimit të Lirë. Këto nuk janë përfshirë në rrjetin e të dhënave. Të tilla janë evidentuar në qytetin e Shkodrës në 14 familje për katër nga të cilët ka të dhëna se kanë ikur jashtë Shqipërisë për shkak të ngujimit. Nga kontaktet me familjet e ngujuara dhe drejtues e përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore rezulton se 90 për qind të rasteve familjet e ngujuara jetojnë në varfëri. Pjesa tjetër jeton me të ardhura që u sjellin të afërmit e familjarët e larguar në emigracion ose punojnë gratë. Kjo në qytet, pasi në fshatra situata është më e rëndë. Në mjaft raste familjet e ngujuara jetojnë në kushtet e një varfërie të thellë.