Klasat e 9-a, miell e vezë si maturantët
Pas 9 viteve shkollë, ata që dikur ishin veçse fëmijë të vegjël që me siklet mësuan të shkruanin e të lexonin, ditën e djeshme kanë festuar përmbylljen e ciklit të parë të sistemit parauniversitar. Klasat e nënta të të gjitha shkollave të sistemit 9-vjeçar, në mbarë vendin i kanë dhënë lamtumirën bankave, bashkë me fëmijërinë.
Festa e miellit dhe e vezëve që thyhen e çapërlyhen në flokët e njëri-tjetrit ka fiksuar për ta këtë finale që do të pasohet edhe nga dy provime të detyruara, ai i Gjuhës Shqipe dhe Leximit Letrar, si dhe testimi në lëndën e Matematikës.
Me dëshirën për t‘u dukur më të rritur edhe në këtë përfundim shkolle "9-vjeçarët" kryeqytetas kanë preferuar që të imitojnë më të rriturit, maturat e gjimnazeve.
Festa e miellit dhe e vezëve një "mini-traditë" e importuar nga jashtë për të rinjtë e shkollave të mesme, këtë vit ka zbritur edhe ca më poshtë tek ata të klasave të 9-a. Dhe nuk është ky modeli i vetëm i huazuar.
Në modë kanë hyrë edhe mbrëmjet e "maturës së 9-vjeçares", ku vajzat kanë preferuar të ngjajnë si gra dhe djemtë si burra.
Por, duket se modelet e më të rriturve nuk janë marrë vetëm për të festuar. Edhe në procedurat e provimeve të detyruara, nga ana e Ministrisë së Arsimit është vendosur që për klasat e 9-a të aplikohet një "maturë shtetërore". Kështu, për të dy provimet e detyruara do të ketë proces sekretimi njëlloj si maturantët e shkollave të mesme. Çdo test do të jetë i pajisur me bar kode që vetëm në fund pas korrigjimit të tyre, do të mund të lidhin identitetin e nxënësit me rezultatin e përftuar nga provimi. Gjithashtu, korrigjimi i tyre do të kryhet nga mësues që nuk i përkasin shkollës së nxënësve që merren në provim. Vlerësimi i testeve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në nota.
Pikërisht për të realizuar një proces korrekt dhe pa problematika Ministria e Arsimit, si dhe Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) mësohet se ka filluar trajnimin e mësuesve të shkollave 9-vjeçare. Ndërkohë që bëhet e ditur se kjo punë nuk do të jetë aspak e thjeshtë për aq kohë sa një vëmendje e madhe është përqendruar te përgatitjet dhe mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2009.
Në një udhëzim të posaçëm, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka saktësuar se për klasat e nënta të arsimit bazë 9-vjeçar, viti shkollor 2008-2009 duhet të përfundojë më 5 qershor 2009. Ndërsa, periudha e zhvillimit të sesionit të parë të provimeve të lirimit është nga data 6 qershor deri më datë 27 qershor 2009.
Lëndët dhe datat e provimeve të lirimit në sesionin e parë janë:
Gjuhë Shqipe dhe Lexim Letrar, të cilat do të zhvillohen më 13 qershor, si dhe Matematika, më 20 qershor.
Ndonëse, një miniaturë e Maturës Shtetërore edhe rezultatet e provimeve të fundit të detyruara të klasave të 9-a konsiderohen si mjaft të rëndësishme, pasi ato vlerësohen si një mënyrë prezantimi për këta të rinj, në profilet e ndryshme të shkollave të mesme, brenda apo jashtë vendit.