Klosi: Berisha po imiton Ramen
Sekretari i organizimit ne Partine Socialiste, Blendi Klosi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se turi i kryetarit socialist, Rama, tashme po kopjohet, por shume keq, nga ana e Kryeministrit Berisha. Per te, ardhja ne pushtet e PS nuk do te vijne vetem nga keqqeverisja e PD, por dhe nga programi i opozites. Ne te njejten kohe, ai ka nenvizuar domosdoshmerine e hyrjes ne zgjedhje me koalicion te gjere me aleatet e majte.
Si do ta vleresonit turin "Dialogu me Shqiperine" te ndermarre nga kryetari i PS-se, Edi Rama?
Dialogu me Shqiperine eshte nje gjetje, per te cilen veshtire te thuhet se eshte nje levizje "Made in Albania", apo "Made in Rama". Duhet thene se ka ikur koha qe politika te behet ne ambiente te mbyllura apo nepermjet lidershipit, apo televizorit. Pa dyshim politika duhet te behet ne realitetin shoqeror, qe te jete i prekshem dhe i ndjeshem nga qytetaria. Kjo eshte nje levizje, per te cilen e pershendes maksimalisht kryetarin e PS-se, e cila po ndryshon krejtesisht mentalitetin politik ne Shqiperi, e cila po ndryshon krejtesisht perqasjen karshi politikanit dhe qytetarise. Te gjithe jemi realiste qe kemi realizuar fushata elektorale, por ne asnje rast nuk eshte kerkuar mendimi i grupimeve te caktuara, jashte fushatave elektorale. Levizja e kryetarit te PS-se insiston ne marrjen e mendimeve, ne bashkebisedime, me shume e njerez, te cilet jane shtresa ne nevoje. Por, dua te vecoj ne kete rast dhe nje moment tjeter, mazhorancen, e cila ka qene e fjetur deri me tani, dhe me ne fund arriti te zgjohet. Si politikan do te thosha se me vjen keq qe Berisha ka filluar te shkoje apo te krijoje ngjarje mjerane, si ajo e deputeteve ne tunel, per te krijuar nje kunderveprim ndaj levizjes qytetare te "Dialogut me Shqiperine". Por, si qytetar, mendoj se qeveria ka per detyre te realizoje objektivat e saj. Duhet thene qe keto detyrime nuk mund te plotesohen vetem vitin e fundit. Eshte po e njejta skeme klasike, ka tre vjet qeveria nuk beri asgje, vetem vegjetoi, duke u zene me njeri-tjetrin per ndarjen e pushtetit, dhe vetem vitin e fundit po shkojne tabele me tabele, per te prere shiritat, dhe per te genjyer njerezit per realizimin e investimeve publike.
Pra, ju e shihni punen e qeverise, apo qendrimet e fundit te saj, vetem si perpjekje ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme? Mos ndoshta keto levizje vijne dhe si detyrime qe ka kjo qeveri ne prag te Samitit te Bukureshtit?
Kryeministrit Berisha pak ose aspak i intereson Samiti i Bukureshtit. Qeverise i intereson shume me teper fushata elektorale e vitit tjeter. Kryeministri Berisha, edhe pse i paafte per te qeverisur, do te thosha, se si politikan me eksperience ne kete fushe e kuptoi qe levizja "Dialog me Shqiperine" po merrte kaq shume terren, saqe do te ishte e pamundur qe ta mposhtte me shirita dhe ndaj ka filluar ta imitoje ate. Pame nje deklarim krejtesisht qesharake qe parimi "nje anetar nje vote" do te realizohej dhe ne PD, kur dihet shume mire qe kjo nuk eshte pjese e politikes se kesaj partie, pasi ajo vazhdon te emeroje kryetaret e degeve lokale, sikurse dhe te gjithe drejtuesit e larte te partise.
Si do t'i komentonit shkarkimet dhe emerimet e kryera se fundmi?
Ne kemi bere nje debat mjaft te ashper ne lidhje me respektimin e ligjit per sherbimin civil dhe largimeve nga administraten publike. Ne kemi kerkuar respektimin e atyre rregullave qe PD gjeti dhe qe duhet te ishin zbatuar. Nuk kemi dashur te mbronim vetem punonjesit qe PS kishte emeruar ne kohen kur qeveriste, por kemi kerkuar qe te mbrojme ligjin e sherbimit civil, te mbrojme rregullat. Nuk jane larguar vetem socialistet nga detyra, apo vetem ata qe kane punuar ne kohen kur qeveriste PS, por gjithmone e me shume po largohen edhe brenda per brenda te njejtes qeverisjeje. Pra, prishja e qejfit te nje ministri apo te vete Kryeministrit, ka ndryshuar me dhjetera eksperte, per te cilet jo vetem harxhohet per trajnimin e tyre, por, ne fund te fundit, behen eksperte ne punen qe kane marre dhe para kompjuterit qe kane ngarkim. Keshtu, ne e levizim ekspertin cdo muaj nga nje zyre ne nje tjeter, duke mos pasur mundesine qe ai te kryeje detyren per te cilen ai realisht eshte i ngarkuar. Rasti i fundit i ndryshimit per here te trete te kreut te tatimeve tregon dhe nje here tjeter qe qeverisja behet nepermjet urdhrit politik. Po ashtu, emerimi ne kete detyre i ish-shefit te SHIK-ut, do te duhet te jete per te gjithe nje sinjal shume i keq i nje perqasjeje ndryshe ndaj biznesit. Te gjitha kambanat e alarmit duhet te bien kur shikohen te tilla emerime dhe te tilla perqasje me biznesin, pasi eshte ky i fundit ai qe drejton dhe qe i sjell zhvillim vendit, shume me teper sesa administrata publike.
Cilat jane avantazhet e hartimit te programit te ri qeverises ne baze?
Dialogu me Shqiperine eshte shumedimensional. Do te doja te vecoja nje element te ketij dialogu. Ministri te caktuara, institucione te caktuara shperndajne buxhetin e tyre, me nje informacion zero, sa i takon vendit dhe nevojave qe ai ka. Pra, investimet vazhdojne te behen jo nga informacioni real se ku jane shqetesimet, por nga raportet qe ministri ka me nje deputet te caktuar, me zonat ku partia e tij do qe te jete ne pozita me te forta. Nderkohe qe, "Dialogu me Shqiperine" vazhdon te mbledhe informacione sa me te detajuara, pasi ne programin tone elektoral ne duam te jemi te qarte. Pra, duke pasur nje informacion te tille, ne perpiqemi te bejme nje program qe te jete nje program real, dhe qe ne diten e pare qe te vijme ne pushtet, te jemi te pergatitur per te zhvilluar vendin. Po kerkojme rimarrjen e mandatit tone politik, jo thjesht per te ardhur ne pushtet, por per te ndryshuar Shqiperine.
A mund te beni nje percaktim te qarte se ku jane piketakimet mes dy axhendave te PS-se, pra mes asaj organizative dhe asaj politike dhe ne c'funksion jane ato?
Ne po punojme paralelisht me piramiden, qe realizon takime, qe prodhon politike, qe prodhon frymen e nevojshme per te fituar garen elektorale, por ne asnje moment duke mos lene menjane strukturen organizative te Partise Socialiste. Mund te them qe kjo nje strukture krejtesisht unike, e cila punon konform statutit dhe qe realisht i pergjigjet ne menyre te menjehershme cdo levizjeje politike qe partia ka. Ky eshte celesi me i madh i suksesit te PS-se ne zgjedhjet e 2009. Humbja e 2005, problemet qe na kane manifestuar raporti mes partise me militantet, i qendres me bazen, kane qene raporte qe realisht kane sjelle shqetesime brenda partise. Pra, nje parti, e cila nuk mundet te funksionoje si nje e tere ne te gjithe territorin e vendit eshte e destinuar te mos arrije ne fitore.
Cili do te jete raporti me aleatet, gjithmone ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare?
Nese ne do te radhisim disa pika, mbi te cilat ne do te punojme per te arritur fitoren ne 2009, me kryesorja do te jete raporti me aleatet. E them kete sepse ka ikur koha e ndarjeve te medha, ka ikur koha e cila conte ne mazhoranca absolute. Ne fushaten elektorale, ne duhet te jemi se bashku me te gjithe aleatet. Pra, sic punojme per te gjetur raportet per te rregulluar balancat ne cdo qelize te PS, natyrisht duhet te gjejme raporte te drejta dhe me aleatet. Eshte nje fakt, ku te gjitha partite e spektrit te majte po punojne fort per te forcuar pozitat e ne terren. Ne varesi te sistemit elektoral do te shikohet edhe ngritja e aleancave para apo pas zgjedhore. Por, ne do te na pelqente dhe do te punojme qe te kemi nje aleance parazgjedhore me te gjithe kampin e majte, per te shkuar ne fushate si nje force e vetme, ndryshuese, e cila do t'i shpjegonte qytetarise se me shume se debatet brenda forcave politike, e rendesishme eshte zhvillimi i madh i vendit.
Bisedoi: Oli Xhilaga