M.Gjilasi per Stalinin dhe per antishqiptarizmin e E. Hoxhes
Ajo shprehja e kobshme e Stalinit per Shqiperine te cilen ai e kishte si placke tregu per interesat vetjake eshte tashme e njohur. Eumlshte nje njolle turpi per diktatorin Enver Hoxha dhe per propagandiste te tipit Nexhmije-Ramiz-Sulo Gradeci e te tjere te cilet jane munduar se paku ta lene si nje teme-tabugrave. Nje fjale e vetme teper poshteruese per vendin tone eshte ajo gelltitja e cila sic me duket nuk eshte trajtuar ne hollesite qe te behet plotesisht e besueshme eacutedhe nga enveristet fanatike qe i thurin edhe sot ditirambe terroristit shqiptar qe e coi popullin tone ne mjerim.
Milovan Gjilasi ka qene numri dy ose tre i hierarkisese se kupoles te Josif Broz Titos. Ne librin Si e njoha J.B. Titon por sidomos ne Fytyra e Totalitarizmit ai qarteson sesi hoqi dore nga komunizmi dhe nga iluzionet qe kishte pas per Stalinin. Ai u shnderrua ne nje antistalinist te bindur duke shprehur evolucionin i tij botekuptimor ne kahen e nje demokrati te bindur qe hoqi edhe nente vjet burgje prej shefit te tij Titos.
Ai ishte numri dy pas Boris Bazhanovit qe e njihte thellesisht Stalinin per shkak te takimeve te tij zyrtare me diktatorin sovjetik. Bazhanovi kishte qene sekretar i Stalinit ishte zhgenjyer nga veprimtaria kriminale e Stalinit dhe ishte arratisur ne Perendim duke shkruar libra qe kane lene gjurme ne bibliografine me te sakte per portretin gjakatar te tiranit sovjetik.
Ne Fytyra e Totalitarizmit te Gjilasit lexojme Stalini mund te bente cdo krim dhe nuk kishte ndonje para te cilit te ndalej. Me cdo kut qe ta matesh atij i takon lavdia e kriminelit me te madh ne histori sepse tek ai bashkohen shpirti i marre kriminal i Kaligules me djallezine e Borxhias dhe me ashpersine e Ivanit te Tmerrshem f. 117. Pas dy faqesh Po ta shohesh ne pikepamje te komunizmit dhe te lirise historia nuk njeh despot me te ashper e me cinik se Stalini. Ai ishte metodik si kriminel me i gjere e me total se Hitleri. Ai eshte nga ata dogmatike te rralle e te tmerrshem qe mund te zhduke nente te dhjetat e races njerezore per te bere te lumtur nje te dhjeten ... Me pas do te zbulohej se ai krijoi shoqerine me te padrejte e me pak te lire te kohes se vet per te mos thene ne tere historine. ... Duhet thene edhe se shkurorezimi i Stalinit tregon se e verteta del ne siperfaqe... 120. Autori tregon edhe nje episod per pabesine e Stalinit Nga fundi i luftes duke na rekomanduar neve komunisteve jugosllave qe te benim marreveshje me mbretin Pjeter II Stalini shtoi Dhe pastaj sa te forcohemi ca ia ngulim thiken prapa shpine.
Stalini nuk e kishte fare ne refene Shqiperine. Megjithate ai interesohej per te duke pyetur ata qe e njihnin kete vend. Keshtu ne takimin e pare me Stalinin Gjilasi tregon kete dialog - Cndodh atje ne Shqiperi Cpopull eshte Shqiperia Pergjigja e Milovanit - Ne Shqiperi ndodh pak a shume e njejta gje si ne Jugosllavi. Shqiptaret jane banore te hershem te Ballkanit me te vjeter se sllavet. -Po nga i kane ata emrat sllave te vendbanimeve A mos ndoshta kane ndonje lidhje me sllavet ndash Ia sqarova edhe kete - shkruan Gjilasi - Me pare sllavet populluan fushat dhe luginat prandaj kane mbetur emertimet sllave te vendbanimeve kurse shqiptaret kur erdhen serish nuk i ndryshuan.
Stalini me peshperiti duke me shkelur syrin me dinakeri - Kurse une kisha shpresuar qe shqiptaret te ishin sadopak sllave.
Thelbi i ketij shkrimi eshte sesi ne takimin tjeter sipas Stalinit e kishin lejen me pashe qe ta gelltitnin Shqiperine duke metuar amagrave qe ai M. Gjilasi si edhe Kardeli qe ishte me te per vizite te mbanin anen e BS-se nese do te ndodhte qe Byroja Informative te dilte kunder Jugosllavise sic po dukej. Ishte koha kur Gjilasi i kishte thene Kardelit se sic dukeshin punet me Mosken ata donin te na trajtonin si vend te pushtuar. Nderkaq Kardeli i ishte pergjigjur se shkaku i vertete i grindjeve me Mosken ishte marreveshja midis qeverise jugosllave shqiptare per futjen ne Shqiperi te dy divizioneve shqiptare. Divizionet ishin duke u pergatitur ndersa nje regjiment i aviacionit tone ndodhej tashme ne Shqiperi-shkruan Gjilasi. Moska e kundershtoi me force kete gje pa pranuar asnje sqarim. Arsyetimet jugosllave ishin se divizionet e tyre do te mbronin Shqiperine ne rastin qe do te merrej nje sulm monarkofashist i grekeve. Gjilasi vazhdon ne librin e tij Ideja e futjes se divizioneve as mua nuk me pelqeu por edhe Kardeli nuk dinte cte thoshte kur e pyeta. Gjilasi vijon ne arsyetimin e tij se nuk ishte dakord se kjo do te behej vetem me kerkesen e E. Hoxhes gjoja i nxitur nga Moska qe politika jugosllave te akuzohej si imperialiste dhe pushtuese. Dhe e perfundon kete teme Natyrisht me kete nuk dua te zbus faktin qe Enver Hoxha ishte dinak e dredharak. Divizionet aty po i fuste vete udheheqja jugosllave dhe ky pranim nuk ka qene i sinqerte po te kemi parasysh marredheniet e asaj kohe me Shqiperine. Stalini e kishte inatin se vihej para fakteve te kryera pa asnje marreveshje me te. Gazetat perendimore benin punen e tyre dhe mund te shkaktoheshin nderlikime nderkombetare 113.
Ajo qe na intereson me teper ne kujtimet e Gjilasit jane pershtypjet qe ai na percjell per antishqiptarizmin e Stalinit. Ketu ia vlen te japim nje pasazh te gjate Ne Kremlin vajta rreth ores nente te mbremjes. Aty ishin Stalini Molotovi dhe Zhdanovi e dija se detyra e ketij te fundit ishte te mbulonte marredheniet me partite komuniste te huaja. Pas pershendetjeve te zakonshme Stalini kaloi drejt e ne teme -Po atje ne Shqiperi vriten anetare te Komitetit Qendror Kjo nuk eshte e mire nuk eshte aspak e mire Une fillova tia sqaroj Nako Spiru ishte ngritur kunder marredhenieve te Shqiperise me Jugosllavine. Nako u vetizolua ne Komitetin e tij Qendror. Por ende pa mbaruar Stalini me thote papritmas -Ne ne Shqiperi nuk kemi kurrfare interesash te vecanta. Ne jemi dakord qe Jugosllavia ta gelltise Shqiperine
Ne kete cast ai palosi gishtat e dores se djathte dhe i coi te goja duke u percjelle.
Me habiti gati me shastisi menyra e te shprehurit dhe gjesti i Stalinit por nuk e di nese kjo shtangie u paraqit ne fytyren time sepse u perpoqa ta kthej gjithcka ne shaka dhe e mora me teper si nje menyre te zakonshme brutale te shprehjes se mendimeve nga Stalini. Fillova tia shpjegoj perseri ne nuk duam ta gelltisim Shqiperine por te bashkohemi me te ta aneksojme
Ketu nderhyri Molotovi -Por kjo do te thote pikerisht ta gelltitesh
Kurse Stalini perseriti edhe njehere gjestin e tij -Po po ta gelltitesh Dhe ne jemi dakord per kete gje Ju duhet ta gelltitni Shqiperine - sa me shpejt aq me mire
E gjithe atmosfera me gjithe menyren e te shprehurit qeacute e perzemert dhe me se miqesore. Edhe Molotovi frazen per gelltitjen e shqiptoi si me shaka gje qe nuk ishte aq e shpeshte per te.
Lexuesi mund te vereje sesa me ngulm e ka thene Stalini kete fraze kunder Shqiperise te cilen e quante si nje placke tregu. Kjo pjesez i jepet atij me te gjitha pikecuditjet e autorit qe jane riprodhuar nje per nje. Pas kesaj paraqitjeje dramatike Milovan Gjilasi ben edhe komente BS ishte bashkuar me vendet Baltike pikerisht duke i gelltitur. Kete e kishte te qarte edhe Molotovi ne nderhyrjen e tij. Dhe Vazhdon Ne kete kohe me shkreptiu mendimi se kjo politike nuk u pergjigjet synimit te komunisteve shqiptare te cilet une i identifikoja me deshiren e popullit shqiptar. Kjo fraze do te ishte sic me duket me e drejtperdrejte ne kuptimin qe populli shqiptar dhe komunistet qe duhej te shprehnin deshiren e popullit te tyre nuk do ta pranonin kurre deshiren e Stalinit per gelltitje. Sic shihet Gjilasi nuk e permend ketu E.H.-n se duhej te ishte ai vete qe duhej te revoltohej ndaj kesaj deshire qe e kishte bere Gjilasin te ndryshonte ngjyren e fytyres. Mbase e dinte se statujat e Stalinit qendronin te patrandura ne piedestalet e tyre pas vitit 1956 kur u be destalinizimi lindor. Ato i perlau vetem uragani popullor ne proceset demokratike.
Te verteten e Gjilasit per ate qendrim antishqiptar e ka theksuar edhe Eduard Kardeli ne kujtimet e tij. Ramiz Alia e ka permendur edhe ai njohjen e mendimit te Gjilasit e te Kardelit pa asnje koment natyrisht.
Stalini e deshironte Shqiperine te katandisej si Vendet Baltike. Enveri eshte bashkefajtor dhe qendrimi i tij ndaj Stalinit eshte nje deshmi e tradhtise kombetare te Enver Hoxhes. Si edhe ne rastin kur per hir te bashkim-vellazerimit dhe te internacionalizmit proletar ia ofroi postin e tij te sekretarit te pare mareshalit Tito Kuislingu nuk kishte bere me teper se kaq