Per nje prezantim me dinjitoz

Sot ne periudhen digjitale cdo institucion e ka per detyre informimin ndaj publikut partnereve aktoreve agjencive te ndryshme dhe operatoreve te tjere te interesuar ne proceset e veprimtarive ku ata operojne. Ky informim i cili konsiderohet shume i rendesishem duhet te jete korrekt i sakte dhe sa me konkret sepse kjo gje tregon seriozitetin dhe autoritetin e institucionit. Nje pasqyrim te tille te punes dhe veprimtarise se tyre eshte bere edhe nga Dhomat e Tregtise dhe Industrise tek ne duke nisur nga ato te Tiranes Durresit Shkodres Vlores Beratit Elbasanit etj. Kudo eshte punuar me perkushtim dhe profesionalizem duke vleresuar ne menyre te vecante Tiranen fakt qe tregon vleresimin qe bejne keto institucione ne prezantimin multimedial nepermjet websiteve te tyre.
Por disa kohe me pare per qellime pune mu desh te vizitoja disa prej ketyre faqeve zyrtare prej te cilave mora nje informacion vertet cilesor dhe me se te nevojshem per aktivitetin tim profesional.
Ndersa isha duke pare disa prej ketyre websiteve me beri pershtypje nje dukuri te cilen po e trajtoj ne forme sugjerimi pa e konsideruar si problem. Fjala eshte per historikun e Dhomave te Tregtise dhe Industrise gjate leximit te cilit ne rubriken perkatese konstatova tendencen e ketyre institucioneve per ta nxjerre aktivitetin e tyre shume me te hershem nga cka qene dhe ceshte ne realitet. Ndoshta nje mani e jona tipike shqiptare do ta quaja per ta pasqyruar gjithcka ne menyren me te arrire dhe per tu dukur tek te tjeret sa me dinjitoze dhe te arrire. Ne kete rast kjo tendence ishte tek pikenisja e aktivitetit ku synohet krijimi i historive sa me te vjetra. Keshtu sjellim rastin e Shkodres ne websitin e se ciles ne mos gaboj pikenisja e aktivitetit te Dhomes se Tregtise shenohet viti 1736.
A nuk duket shume i cuditshem ky fakt i cili mendoj se zbeh seriozitetin e nje veprimtarie te tere Si mund te kishte Dhome Tregtie ne Shkodren e vitit 1736 kur nga vezhgimi i atyre botimeve qe kemi per historine e Shqiperise ne bibliotekat tona thuhet se ne Perandorine Osmane ekzistonte anarkia feudale se Pashalleku i Bushatllinjve u formua ne vitin 1757 se deri ne vitin 1839 sundonte regjimi i esnafeve i cili nuk lejonte konkurrencen tregtare. Atehere kur ne Shqiperi akoma ruheshin mbeturinat e feudalizmit dhe shteti Turk ndahej ne dhjetera zoterime gjysme-autonome si mund te thuhet se funksiononin dhomat e tregtise.
Ndersa me shume seriozitet eshte punuar ne historikun e Dhomes se Tregtise dhe Industrise ne Tirane ku thuhet shprehimisht se Deri me sot nuk kemi trasheguar ndonje histori te shkruar per Dhomen e Tregtise dhe kjo eshte nje fushe e palevruar si nga historianet ashtu dhe nga studiues te tjere aq sa per Dhomen e Tiranes prej vitesh ka qarkulluar mendimi i shkruar se ajo eshte themeluar ne vitin 1926.
Ndersa me poshte tek i njejti website ne rubriken histori pranohet duke aluduar se vetem pas vitit 1864 krijohen ne Perandorine Osmane Dhomat e Tregtise dhe Gjykatat Tregtare. Megjithese ketu nje dore e kujdesshme ka shkruar se kjo gje mbetet per kerkime dhe studime te metejshme. Ndersa me poshte citohet edhe nje pasazh nga libri lsquoTirana 1937 i Prof. Kristo Frasherit ku ne fq 71 te te cilit thuhet se ne vitin 1897 ekzistonte Dhoma e Tregtise se Tiranes me kryetar Fuat Bej Toptanin. Nderkohe qe Dhomat e tjera te Tregtise se Shqiperise shenojne si fillim te historikut te tyre vitet 1920 vite kur nis funksionimi i shtetit Kombetar. Keshtu Dhoma e Durresit e ka fillesen ne vitin 1921 Vlora ne vitin 1920 Elbasani ne 1923 kurse Korca dhe Berati nuk na japin vitin e fillimit te aktivitetit. Por pyetjes se kur ka nisur aktiviteti i mirefillte i Dhomave te Tregtise ne Shqiperi besoj se pergjigjen e sakte do te na i japin studimet ne te ardhmen e afert megjithese ideja ime eshte se ky aktivitet duhet ta kete pikenisjen pas vitit 1920 vit ne te cilin ne Kongresin e Lushnjes nisi aktivitetin Shteti modern Shqiptar.
Kete fakt na e perforcon edhe libri i Historise se Shqiperise vellimi i III-te viti 1984 ku ne faqen 13 te te cilit thuhet se Ne Kongresin e tregtareve te Shqiperise qe u mbajt ne Tirane ne veren e vitit 1922 u kerkua me force perkrahja shteterore per investimin e kapitaleve ne fushen e Industrise megjithese edhe ketu nuk ndeshim termat dhome apo dhoma te tregtise.
Ndersa nder te rrallet botime te mirefillta me objekt studimi dhomat e tregtise eshte libri i autoreve Iljaz Fishta dhe Theodhori Kareco Prona private ne Shqiperi 1924-1944 ne faqet e te cilit na jepet informacioni i detajuar mbi Odat e Tregtise se Shqiperise per vitin 1937. Theksoj se termi dhome eshte perdorur pas vitit 1945 dhe se per keto institucione ne Shqiperine e viteve 1920-1930 perdorej termi lsquoode.
Ndersa Historia jone si shkence eshte marre pak ose aspak me kete fenomen por edhe Dhomat e Tregtise dhe Industrise nuk kane marre persiper ta sqarojne kete detaj ne dukje te vogel sic eshte fillimi i aktivitetit te tyre. Ne kete drejtim ato nuk kane angazhuar njerez kompetente dhe profesioniste nderkohe qe sot ne tregun mediatik funksionojne disa botime prestigjioze per fushen e ekonomise te cilat posedojne kapacitetet intelektuale dhe mundesite qe te operojne ne kete drejtim. Tashme kur Shqiperia ka nisur te integrohet ne strukturat Euro-Atlantike dhe interesi i nderkombetareve eshte ne rritje per te duhet qe edhe ky problem i vogel ne dukje te kapercehet sa me shpejt. Apo mund te shpresojme qe edhe kete problem te na i zgjidhin te tjeret.
Sekretare e Pergjithshem i CCI Qarku Fier