PSG, sfidë për Maxwellin

Mbrojtësi i ri i Paris Saint-Germain, Maxwell ka bërë të ditura arsyet për transferimin e tij në Francë.30 vjeçari më herët, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, braktisi Barcelonën dhe iu bashkua revolucionit në PSG.
“Gjëja më e lehtë do të kishte qenë qëndrimi në Barcelonë. Por, këtu pranova një sfidë. PSG është një mundësi e mirë, klub që synon të rritet”, deklaroi ai për mediet franceze.
Maxwell debutoi për PSG-në në fitoren 3-1 ndaj Toulouse të dielën, që konsolidoi kryesimin e skuadrës së tij të re në Ligue 1.