Champions 60 milione euro per fituesin

Champions League është gjithmonë e më e pasur. Për edicionin e ri të turneut më prestigjioz për klube në Europë, UEFA ka rritur sërish shpërblimet. Në total, gjatë këtij edicioni, klubeve pjesëmarrëse do tu shpërndahen 910 milionë euro, plot 150 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Si shpërblim për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 32 skuadrat finaliste do të përfitojnë menjëherë nga 8 milionë e 600 mijë euro secila, pra 1,5 milionë euro më tepër se në edicionin e kaluar.
Skuadra që do të fitojë trofeun kontinental pritet të përfitojë mbi 60 milionë euro. Për fazën e grupeve, ekipet e 8 grupeve do të përfitojnë nga një milionë euro për çdo fitore dhe 500 mijë euro për barazime.
Ekipet që do të kualifikohen në fazën e 1/8-ave do të shpërblehen me 3,5 milionë euro, kuotë që ngrihet në 3,9 milionë për kualifikimin në çerekfinale. Katër ekipet gjysmëfinaliste do të fusin në arkat e tyre 4,9 milionë euro.
Skuadra që do të humbasë në finale mund të ngushëllohet me 6,5 milionë euro, ndërsa klubi që do të ngrejë në qiellin e “Ëembley”-t trofeun më 25 maj do të marrë10,5 milionë euro.
Përveç shperblimeve për pjesëmarrjen apo rezultateve të arritura, klubet do të përfitojnë edhe nga sponsorizimet dhe shitja e të drejta televizive. Në total shifra e këtyre të ardhurave kap kuotën e 409,6 milionë euro.