Real-Manchester City dueli me i shtrenjte
Ajo që do të luhet në “Santiago Bernabeu” nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë ndërmjet Realit të Madridit dhe Manchester City. Do të jetë edhe dueli ndërmjet klubit historik dhe atij që tenton të shkruajë historinë.
Gjithçka mes miliona eurove të shpenzuar për ti shndërruar klubet në dy superfuqi në fushë, por edhe jashtë saj. “Sfida me vlerë 1 miliardë euro”. Kështu e ka pagëzuar gazeta spanjolle “Marca” atë që është ndeshja më spektakolare e ndeshjeve hapëse në fazën e grupeve të Champions League.
E përditshmja ka përllogaritur vlerën e kartonit dhe rrogat e lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Iker Kasillas, Sergio Aguero, Carlitos Tevez e kështu me radhë. Në Madrid, në atë që cilësohet si një prej stadiumeve më të bukur në Europë, do të sfidohen dy skuadrat më të shtrenjta në botë.
Milionat e investuara dhe që do të zbresin në fushë kanë të përbashkët një filozofi: luhet për fitore dhe për asgjë tjetër. Cristiano Ronaldo, Benzema, Higuain, Modric, Kakà nga njëri krah dhe Tevez, Aguero, Dzeko, Touré, Silva, Balotelli nga tjetri.
Vlera e secilës skuadër është më tepër se 400 milionë euro, ndërsa për emrat që zbresin në fushë dhe kualitetin e ekipeve kjo cilësohet me të drejtë si përballja e yjeve. Ndryshimi i vetëm për momentin qëndron te historia.
Reali është klubi që ka fituar më shumë në Europë dhe ka një numër të jashtëzakonshëm trofeshë. Ndërkohë, te City kanë shpenzuar shumë, duke afruar njëri pas tjetrit kampionë, megjithatë “cityzens” janë vetëm të tetët në Angli përsa i takon trofeve. Megjithatë, ashtu siç është theksuar nga Mourinho, klubi i sheikut Mansour është në rrugën e duhur për të triumfuar në Angli por edhe në arenën ndërkombëtare.