Mbaron pritja e PSG-se luan sot kunder Dinamos

Rriten emocionet te Paris Saint-Germain përpara debutimit në këtë edicion të Champions League. Më në fund pritja e gjigandëve francezë ka marrë fund. Klubi parizien kthehet në arenën e futbollit të rëndësishëm dhe në ndeshjen e parë ata luajnë kundër Dynamo Kyiv në Grupin A.
Trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë lajmin që të gjithë prisnin: mbrojtësi Thiago Silva është gati për të debutuar me PSG-në. “Nuk e di sa ndryshime do të bëj në krahasim me ndeshjen e fundit në kampionat. Por, e sigurt është që në formacion do të jetë Thiago Silva”, tha trajneri.
Më tej, përpara aktit të parë të aventurës europiane, Ancelotti shtoi: “Klubi ka tetë vjet që e pret këtë moment dhe pritshmëria është e madhe. Jemi të gjithë entuziastë dhe gati për ndeshjen e parë”. Me të drejtë, debutimi i Paris Saint Germen të Ibrahimovic me shokë ka tërhequr mjaft vëmendje.
Nga ana e tij, sulmuesi sudez mendon se PSG mund ta vuajë disi mungesën e eksperiencës, ndërsa thekson se objektivi kryesor i skuadrës është titulli në Ligue 1 franceze. “PSG nuk luan prej 8 vjetësh në Champions dhe ndoshta e vuan pak mungesën e eksperiencës. Por, ne besojnë te forcat tona dhe do të japim më të mirën. Megjithatë, edhe pse Champions League është një turne i magjishëm, objektivi kryesor i klubit është triumfi në Ligue 1”, tha Ibra.
Përsa i takon faktit që nuk e ka fituar asnjëherë trofeun kontinental, Ibrahimovic shtoi: “Natyrisht që dua ta fitoj Champions-in. Nëse kjo realizohet shumë mirë, por edhe nëse nuk ndodh, karriera ime nuk do të jetë e dështuar. Edhe braziliani Ronaldo që ishte një lojtar i shkëlqyer nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe”.