Champions League nxeh motoret
Pas pak orësh nis aventura europiane për 32 skuadrat që luajnë në edicionin 2012-2013 të Champions League. Chelsea është kampione në fuqi e kontinentit, pas triumfit të katër muajve më parë, Barça, Reali, Manchester City e Manchester Unite e Bayerni cilësohet si rivalët kryesorë, ndërsa Juventusi dhe Paris Saint Germen mund të jenë surprizat e mëdha.
Dueli më spektakolar i mbrëmjes së sotme është padyshim ai i Grupit D që do të luhet në “Bernabeu”, ku pavarësisht problemeve të kësaj periudhe Reali i Madridit ëndërron trofeun e dhjetë kontinental do të luajë me Manchester Sitin.
Spanjollët kanë avantazhin e eksperiencës, ndërsa kampionët e Anglisë janë entuziastë dhe kërkojnë të lënë menjëherë gjurmë në Europë. Në këtë që njihet edhe si “grupi i vdekjes” sot do të luhet edhe sfida ndërmjet Borussia-s së Dortmundit dhe Ajaksit.
Në Grupin A, të gjithë janë kureshtarë të shohin në aksion Paris Saint-Germain. Skuadra e milionave të shpenzuara do të debutojë në “Parc de Princes” kundër Dinamo Kyiv. Sfida tjetër është ajo ndërmjet Dinamo Zagreb-it dhe Portos.
Në Grupin B, Schalke e Tranquillo Barnetta-s luan në fushën e zjarrtë të Olympiakos-it në Athinë, ndërsa Montpellier debuton në aktivitetin më prestigjioz për klube kundër Arsenal-it. Në Grupin C, Milani kërkon të reagojë në fushë pas startit të dobët në Serinë A. Kuqezinjtë presin në shtëpi Anderlecht-in, ndërkohë që interesant duket edhe dueli ndërmjet Malaga-s e Zenit St. Petersburg.
Të tetë ndeshjet e mbrëmjes së sotme, që ngrenë siparin e këtij edicioni në Champions, do të startojnë në orën 20:45, ndërsa ndeshjet e para në grupe do të kompletohen me tetë sfidat e së mërkurës.