Conte nen vezhgimin e UEFA-s
Ndeshja në “Stamford Bridge” nuk do të jetë një transfertë pune për Antonio Conte-n. në Itali e japin të sigurt që trajneri i Juventusit do të udhëtojë drejt Londrës dhe do të jetë i pranishëm në tribunë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai do të mbahet nën vëzhgim nga UEFA.
Objektivi i Konfederatës Europiane është që gjatë ndeshjes së bardhezinjve me Chelsea-n, të evitohet çdo lloj kontakti i tranjerit me ndihmësin e tij, Massimo Carrera që do të qëndrojë në stol.
Nuk lejohet asnjë telefonatë, apo mesazh me direktiva taktike për skuadrën. Conte e ka të ndaluar në mënyrë kategorike që të përdorë telefonin, ndërsa telegatët e UEFA-s do të qëndrojnë në gadishmëri për të filmuar çdo lloj levizje të dyshuar të teknikut juventin dhe ta paraqesin atë në Komisionin e Disiplinës në Nyon.
Vëzhguesit e UEFA-s nuk bëjnë shaka kur vjen puna te zbatimi me përpikmëri i rregullores. Në fakt, precedentët flasin në favor të tyre, edhe pse “markimi” që do ti bëhet Contes nuk do të jetë aq i ashpër sa ato që i janë rezervuar Mourinhos në vitet e fundit.
Si paralajmërim për Juventusin dhe Conten duhet të shërbejë pezullimi me dy ndeshje për Ëenger, që edhe pse i skualifikuar, gjatë ndeshjeve të Arsenalit i dërgonte bashkëpunëtorëve të tij mesazhe. Përdorimi i telefonave nga të pezulluarit cilësohet si shkelje dhe rrezikohen sanksione të reja.