Dita e armepushimit ne Siri vriten 146 persona
Të paktën 146 persona janë vrarë një ditë më parë në atë që duhej të ishte dita e parë e armëpushimit në Siri. Sipas vëzhguesve sirianë për të drejtat e njeriut, me seli në Britaninë e madhe, që mbështetet në një rrjet aktivistësh dhe mjekësh në spitalet civile dhe ushtarake në të gjithë vendin, janë vrarë 53 civilë, 50 rebelë dhe 43 ushtarë. Ndërsa në total janë regjistruar 280 dhunime të armëpushimit. Pjesa më e madhe e akteve të dhunës janë konsumuar në Damask, Alepo, Homs dhe Hama. Armëpushimi prej katër ditësh ishte kërkuar nga i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Lakdar Brahimi për fillimin e festës muslimane të Kurban Bajramit. Sipas komiteteve lokale të koordinimit, të opozitës, të vrarët janë të paktën 94. Numri i viktimave ëshët raportuar nga televizioni arab Al Arabia.