"Champions League, sfida e Barçës"
Prej vitit 2003, kur u emërua president i Barcelonës, Joan Laporta ka koleksionuar suksese të mëdha. Nën drejtimin e tij, katalanët kanë fituar dy herë Champions League, tri tituj kampionë në Spanjë, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Europës. 47-vjeçari hodhi firmën për largimin e një trajneri të suksesshëm si Frenk Rajkard dhe afrimin e Pep Guardiolës. Besimi që Laporta i dha teknikut pa eksperiencë, u shpërblye gjatë sezonit të kaluar me fitimin e tri trofeve më të rëndësishëm. Drejtuesi më i lartë në "Kamp Nou" deklaron se skuadra nuk është "ngopur" dhe sfida e Barçës është të triumfojë sërish në aktivitetin më prestigjioz për klube.
Çfarë prisni nga ky edicion i Champions-it, kur Barcelona duhet të mbrojë titullin e kampiones së Europës?
Si gjithmonë, ky aktivitet mbetet i hapur dhe shumë konkurrues. Sfida e vërtetë është që të shpallesh kampion dy herë radhazi, asnjë skuadër nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë deri më tani. Ndryshimi ndërmjet nesh dhe skuadrave të tjera është se ne do të përpiqemi ta fitojmë këtë sfidë. Do të japim më të mirën, që të tregojmë të njëjtën dëshirë, impenjim dhe profesionalizëm si gjatë sezonit të kaluar. Në fund të sezonit do të shohim nëse do të buzëqeshim përsëri.
Me fitoret në Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës, duket se Barça po ecën në të njëjtën rrugë të suksesshme, ashtu si gjatë sezonit të kaluar…
Po, nuk ka asnjë dyshim që jemi në rrugën e duhur. Skuadra i meritoi të dyja fitoret. Superkupën e Europës, ashtu si Barcelona mund ta kishte fituar edhe Shaktjor Donjecku, por ne arritëm të shënonim në kohën shtesë. Ky sezon do të jetë shumë i vështirë. Sfida e vërtetë është që të jemi të motivuar, ashtu si një vit më parë, por situata është më e komplikuar, pasi tashmë jemi skuadra që duhet mposhtur. Por, nuk mungojnë anët negative, pasi impenjimi i madh i kundërshtarëve mund të shërbejë për të motivuar lojtarët tanë. Për çdo futbollist që luan me fanellën "blaugrana" është e rëndësishme që të vazhdojë të ndihet kampion, mos të dorëzohet kurrë, të sillet mirë dhe të ketë mentalitet fituesi.
Ju ka çuditur suksesi i Guardiolës në vitin e parë të punës si trajner?
Guardiolën e zgjodhëm sepse duhej të rikthente rregullin brenda skuadrës. Bëmë disa ndryshime, të cilat ishin të domosdoshme. Kjo i dha mundësi trajnerit që të krijonte liderë të rinj, si Ksavi, Iniesta e Mesi, por rezultatet ishin shumë më të mira nga sa e kishim parashikuar. Jemi të sigurt se Pep do të zhvillojë një tjetër sezon në nivele të larta dhe se do të vazhdojë të fitojë trofe.
Barça theu dominimin anglez në Champions. Mendoni se pas triumfit në Kampionatin Europian, tani ka ardhur radha e skuadrave spanjolle?
Po, ashtu mendoj. Futbolli anglez vazhdon të jetë konkurrues, skuadrat që përfaqësojnë këtë vend luajnë gjithmonë në gjysmëfinale dhe në finale, por mendoj se futbolli spanjoll është i shkëlqyer dhe spektakolar. Në Spanjë luajnë disa prej lojtarëve më të mirë në qarkullim dhe besoj se La Liga është kampionati më i vështirë në botë.
Sa trofe do të fitojë Barcelona gjatë këtij sezoni?
Parashikimi i vetëm që mund të bëj është që si gjithmonë Barça do të angazhohet dhe do të luftojë deri në fund. Çelësi i suksesit është puna, puna dhe përsëri puna. Nëse skuadra qëndron kokulur dhe e fortë psikologjikisht, kemi gjithçka që nevojitet për t‘i shndërruar ëndrrat në realitet.