Murinjo: Dinamo, jo vendimtare
"Kanë mbetur edhe katër ndeshje, në lojë janë edhe 12 pikë dhe për këtë arsye, sfida me Dinamon e Kievit nuk është vendimtare". Këto ishin fjalët e para të Zhoze Murinjos në prag të ndeshjes me ukrainasit në Ligën e Kampioneve. "Pas fitores me Xhenoan, mënyra më e mirë për të përgatitur ndeshjet e këtij aktiviteti nuk është të çlodhesh apo të ndryshosh lojtarët. Mënyra më e mirë është dëshira për të luajtur dhe gëzimi që të dhuron futbolli. Të gjithë janë të kënaqur dhe kjo na ndihmon të përgatisim ndeshjet". Samuel Eto‘o dhe Esteban Kambiaso janë ende në dyshim për takimin me Dinamon, ndërsa Diego Milito ka shanse të mira që të zbresë në fushën e lojës.