Champions League,Dinamo luan sot meSherif Triaspol
TIRANE- Dinamo luan sot në mbrëmje ndeshjen e saj të parë në Champions League, kur të përballet me moldavët e Sherif Tiraspol. Për çdo njeri, një skuadër nga Moldavia mund të mos duket e fortë, por Sherifi është një ekip që fiton rregullisht kampionatin në këtë vend prej vitit 2001.
Dinamo ka arritur mbrëmë në Tiraspol, në kuadër të ndeshjes së parë të Champions League, kundër vendasve të Sherif. Blutë e drejtuar nga argjentinasi Hoze Manuel Blanko synojnë të bëjnë mrekullinë përballë një ekipi që fiton prej 10 vjetësh rresht kampionatin në vendin e tij. Përballë gjithsesi do të jetë një skuadër që një vit më parë arriti të eliminonte Sllavian e Pragës në turin e dytë, ndërsa ka një buxhet të frikshëm financiar. Trajneri Andrei Sasnitski është treguar i kujdesshëm në prag të kësaj sfide. "I druhem shumë sulmit që ka skuadra shqiptare, - është shprehur ai ditën e djeshme. - Me informacionet që kam, ata kanë shënuar në çdo ndeshje miqësore këtë verë", shtoi Sansnitski.
I administruar nga Viktor Gusan, klubi i Sherif është themeluar në vitin 1997 dhe është i kontrolluar nga vetë lideri i vendit Igor Smirnov, një ish-anëtar i lartë i Partisë Komuniste në Bashkimin Sovjetik, i Ushtrisë së Kuqe si edhe me lidhje me KGB-në.
(GSH/BalkanWeb)