Verdha dyshohet si vrases me pagese
Pogradec- Dy ore lufte me policine nxjerrin dhe nje here nga arkiva e komisariatit te Pogradecit dosjen e pluhurosur te te dyshuarit si vrases me pagese, Myfteri Verdha. Aktualisht 45-vjecari ka qene i shpallur ne kerkim si i dyshuar per ekzekutimin e Azem Gores ne qytet ne vitin 2001, edhe kjo dyshohet me pagese, ndersa njihej per rrezikshmerine shoqerore qe shfaqte, perdorimin e mire te armeve dhe lendeve plasese. Edhe pse ka qene ne ndjekje prej 9 vitesh, zbulimi dhe rrethimi i tij u be vetem pasditen e se henes ne fshatin Leshnice, ne banesen e te dyshuarit. Thirrjeve per dorezim Verdha i eshte pergjigjur me bresheri automatiku, derisa eshte bindur se nuk kishte rrugedalje. Armet e bllokuara jane derguar per ekspertize, tre pistoletat dhe automatiku “Kallashnikov”, me te cilat dyshohet se ka kryer edhe disa vrasje te tjera ne qytetin e Pogradecit. Grupi hetimor ka informacione se aktiviteti si kille i Myfteri Verdhes ka nisur prej vitit 1991, ndersa disa here ka qene i proceduar per armembajtje pa leje.
Myfteri Verdha ishte kthyer ne tmerrin e Pogradecit per shkak te informacioneve se ushtronte profesionin e vrasesit me pagese. Jane disa vrasje te bujshme te ndodhura ne kete rreth prej vitit 1991 dhe ende te pazbardhura, per te cilat ka dyshime te forta se jane kryer nga i dyshuari si killer. Pas nje hetimi disa mujor te levizjeve te 45 vjecarit, policia ka mundur te bjere ne gjurme te tij dhe e ka rrethuar pasditen e se henes ne shtepine e tij ne fshatin Leshnice te Pogradecit. I kapur ne befasi dhe pa asnje mundesi per t’u larguar,Verdha ka filluar te qelloje ne drejtim te forcave te policise, te cilat gjithashtu i jane pergjigjur me zjarr. Shkembimi i zjarrit mes paleve ka vazhduar per gati dy ore, ku per fat nuk ka pasur te lenduar dhe me pas Verdha ka vendosur te dorezohet. Gjate kontrollit ne banese u gjet nje arsenal i tere me arme, fisheke, lende plasese tritol dhe aksesore te tjere qe sherbejne per shperthime. Nga hetimet paraprake mesohet se ka shume gjasa qe me armet e sekuestruara i arrestuari te kete kryer ekzekutime ne kohe te ndryshme, ndaj pritet me interes ekspertiza balistike. Policia nuk zbardhi plotesisht vrasjet per te cilat dyshohet 45-vjecari, por zyrtarisht konfirmohet ekzekutimi i Azem Gores ne vitin 2001.
Hetimet
Disa muaj me pare prokuroria kishte nxjerre nje urdher arresti per Verdhen, i cili akuzohet se ne vitin 2001 kia ekzekutuar ne qytetin e Pogradecit Azem Goren. Drejtori i Policise se Qarkut Bernard Caushaj beri te ditur se, “nje nga prioritet e punes ka qene zbardhja e ngjarjeve te vjetra dhe pikerisht qe ekzekutimi Azem Gores”. Aktualisht Verdha po merret ne pyetje nga grupi hetimor qe te jape shpjegime rreth vrasjeve te tjera. Nje fakt dyshues per ekspertet mbetet shuma e madhe e lekeve te gjetura Cash ne banese dhe valuta ne euro dhe dollare. Behet fjale per 2 milione leke, 3 mije euro dhe 1 mije dollare amerikane, qe mendohet se mund te jene pagesa per te kryer vrasje, ose sulme terroriste. Burime policore shprehen se ka dyshime te forta se 45-vjecari kryente vrasje me pagese dhe pritet faktimi i tyre me prova. Nga hetimet qe jane kryer me pare, emri i Verdhes figuron ne listen e rrjeteve kriminale. Burime zyrtare bejne te ditur se verdha njihej edhe si nje nder “ekspertet” e lendeve plasese. Ne Pogradec kane ndodhur disa shperthime eksplozivi per shkaterrimin e prones, te cilat mendohet se jane kryer per konkurrence, por kane mbetur pa autor.
D. Zisi
Arrestimi
Drejtori i Policise se Korces, Bernard Caushaj, ka treguar dje detaje te ketij superoperacioni, i cili ka zgjatur rreth dy ore. Krimet e Renda kane siguruar informacione se Myfteri Verdha ishte kthyer ne banese pas arratise disa vjecare. “Pasi u sigurua qe i dyshuari si vrases gjendej ne banese, u krye edhe nderhyrja e bluve te Pogradecit dhe atyre te Korces”, shpjegoi Caushaj. Sipas kryepolicit, operacioni eshte organizuar me kujdes deri ne detaje, pasi kartela e 45-vjecarit fliste per nje person me rrezikshmeri te larte shoqerore. Ne kartoteken e Komisariatit te Pogradecit, Myfteri Verdha konsiderohej person me precedente te rrezikshem. “Kishim marre informacione se i dyshuari mund te ishte i armatosur mire dhe ndaj beme rrethimin e gjithe zones dhe sigurimin e forcave per te shmangur ndonje befasi”, tregon kryepolici Caushaj. Drejtori konfirmon se gjithcka zgjati dy ore dhe pati shkembim zjarri, por pa viktima. “Kur u sigurua se nuk kishte rrugezgjidhje tjeter dhe nuk mund te shpetonte me, ai u dorezua”, pefundon kreu i policise vendore.
Provat
“Enigmat pritet te zbardhen kur te mberrijne pergjigjet nga Laboratori Kriminalistik per ekspertizen balistike te armeve”, thane zyrtare te policise. Me interes pritet edhe krahasimi i gjurmeve ne vendngjarje te ndryshme me ato te te arrestuarit.