E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 3.2 mld eurokredi nga të huajtpër infrastrukturën

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e qeverisë, se Këshilli i Ministrave do të miratojë sot tri kredi me vlera të mëdha paratë e të cilave do të shfrytëzohen në ndërtimin e objekteve publike. Berisha deklaroi se financimet e huaja prej 3,2 miliarde euro per ekonomine e vendit, i kushtohen infrastruktures. “I gjithë ky financim arrin rreth 3 miliard euro, i tërë nga alfa te omega i përkushtohet infrastukturës në rritje. 3.2 miliardë euro është shuma me të cilën Shqipëria do të ndryshojë tërësisht shumë sektorë të saj”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se kreditë janë lëvruar lehtë dhe kjo falë besimit që bankat e huaja kanë tek qeveria shqiptare. “Të gjitha këto banka kanë besim te ekonomia shqiptare, kredi vjen nga kredo-besoj, kreditoj do të thotë besoj para së gjithash”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë duke falenderuar institucionet e huaja nderkombetare per investimet e tyre në Shqipëri deklaroi gjithashtu se banka te ndryshme te huaja jane te angazhuara për rruget rurale të vendit tonë.
“Tri banka janë angazhuar në financimin e projekteve për rrugët rurale. Bankat po financojnë rrugët. Tiranë-Prishtinë po financohet nga banka gjermane. Qeveria austriake jep kredi të butë për modërnizimin e 6 spitaleve”, tha ndër të tjera Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›