E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roja i shkolles ne vjedhjen e kompjutereve te informatikes

Elbasan- Roja i shkolles se mesme arrestohet si i dyshuar per plackitjen e kabinetit te informatikes. Policia e Elbasanit mori nen akuze per “vjedhje” Eduart Muzhaqin, banues ne lagjen “Beqir Dardha”, roje ne shkollen e mesme “Mahmut Ali Cungu”. Burime zyrtare sqaruan se ne baze te informacioneve te marra, rezulton se eshte autori i dyshuar i vjedhjes se 3 kompjuterave te instaluar ne kete shkolle. Gjate marrjes ne pyetje Muzhaqi ka mohuar akuzen e ngritur, ndersa policia deklaroi se po verifikon gjurmet e gjetura dhe deshmite, kurse materialet ia kaloi prokurorise per veprime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›