Ushtria stervitet ne Gjinar per nderhyrjen ndaj zjarreve
Elbasan-Efektivat ushtarake te Brigades se Mbeshtetjes Rajonale, demonstruan dje ne rajonin e Gjinarit ne Elbasan, veprime te nderhyrjeve ne rastet e renies se zjarreve, numri i te cilave rritet per shkak te temperaturave te larta te veres. Stervitjen e koduar “Gjinari 10”, e ndoqi nga afer Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, gjeneral brigade Maksim Malaj, ushtarake te tjere te larte, si dhe perfaqesues nga Ministria e Brendshme, drejtues te pushtetit vendor, etj. Qellimi i kesaj stervitje, ishte rritja e aftesive planezuese dhe drejtuese te strukturave ushtarake, koordinimi i punes me strukturat e tjera pjesemarrese ne operacionet humanitare qe zhvillohen ne ndihme te komunitetit civil te shkaktuara nga fatkeqesite natyrore. Ne kete stervitje u angazhuan 210 forca dhe 24 mjete te ndryshme si makina zjarrefikese, autobote, autoambulanca dhe mjete te tjera transporti. “Angazhimi i perbashket tregon edhe njehere shqetesimin dhe pergjegjesine qe kane strukturat vendore dhe ato ushtarake per perballimin e emergjencave civile”, tha pas stervitjes, ministri Imami. Ai kerkoi qe te rritet me shume gama e stervitjeve qe kane si mision operacionet humanitare dhe ato te emergjencave civile.