Champions historia favorizon Bajernin
Pas kualifikimit të jashtëzakonshëm përballë Realit të Madridit, Bajerni i Mynihut cilësohet si favorit për të triumfuar në finalen e Champions League më 19 maj. Ky përfundim vjen për disa arsye, ku më kryesorja është se bavarezët do të luajnë për trofeun më prestigjioz për klube në shtëpinë e tyre, pikërisht në “Alianz Arena”.
Por, në favor të skuadrës së Jup Hejnkes flet edhe historia 57-vjeçare e aktivitetit më të rëndësishëm continental. Në fakt, që prej vitit të largët 1955, kur UEFA vendosi të krijonte aktivitetin elitar, fillimisht të quajtur Kupa e Kampionëve, e që prej vitit 1992 njihet si Champions League, gjermanët bëhen skuadra e katërt në histori që luajnë në finalen në stadiumin e tyre. Më parë këtë e kishin realizuar vetëm Reali i Madridit në sezonin 1955/56, Interi në vitin 1965 dhe Roma më 1984-tën.
Nga të treja këto skuadra, vetëm Roma ka zhgënjyer në fushën e saj, pasi në finalen e 28-vjetëve më parë, verdhekuqtë u mposhtën nga Liverpuli, me “Reds” që festuan pas ekzekutimit të penalltive.
Ndërkohë, një prej pikave më të forta të Bajernit të Mynihut vlerësohet portiere Manuel Nojer. Numri 1 I bavarezëve ishte fantastik gjatë ekzekutimit të penalltive në gjysmëfinale, ku gjuajtjet e Kristiano Ronaldos dhe Kaka, ndërsa Sergio Ramos e dërgoi topin shumë lart mbi portë. Nojer zbulon se të paktën në rastin e 11-metërshit të Kristiano Ronaldos e dinte ku do të shkonte topi.
“I kisha studiuar goditjet e Ronaldos së bashku me trajnerin e portierëve Toni Tapaloviç dhe e dija që ai preferon të godasë poshtë në krahun e djathtë të portierit. Në penalltinë gjatë lojës, ai nuk gjuajti aty, por kjo ndodhi gjatë ekzekutimin e 11-metërshave dhe unë isha plotësisht gati. Ndërkohë, në rastin e Kaka thjesht zgjodha një krah, ndërsa nuk e dija që Sergio Ramos do ta dërgonte topin mbi portë”, deklaroi Nojer.