E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Hënes te Murinjo, batuta dhe thumbime

Uli Hënes: Në momentin që Lahm humbi penalltinë, thashë se vdiqa. E kam thënë gjithnjë që arritja në një finale botërori dhe Champions-i është arritja më e madhe në karrierë, ndërsa pjesëmarrja në një finale të cilën e organizon është maksimalja.
Shvajnshtaiger: Ishim pothuajse të gjithë të vdekur. Ishte shembulli më i mirë për të mbijetuar. Bëmë gjithçka për të realizuar ëndrrat tona. Nuk e di as vetë se ku e gjeta fuqinë e triumfit historik.
Alaba: Falënderoj Zotin, që më dha fuqinë dhe nerv të çaja rrjetën e Kasijasit dhe tu jepja zemër fansave dhe shokëve të mi për të vazhduar drithërimat. Jam krenar që triumfi nisi nga penalltia ime dhe Bajerni ma besoi mua fatin.
Murinjo: Reali e meritonte të ishte në finale, por njëkohësisht edhe Bajerni. I uroj për suksesin dhe e kanë merituar të ishin pjesë e finales. Në finale përsëri është ish-ekipi im dhe një nga skuadra e mia të zemrës dhe uroj që Çelsi të dalë fitues.
Hejnkes: Manuel Nojer ka bërë pritjen e dekadës. Patëm shansin e mirë që Serxho Ramos bëri të prekte retë në të njëjtën formë, ashtu si Uli Hënes në Beograd në vitin 1976, gafë e cila vazhdon të mbetet historike.
Gomez bën servilin: Po përjetojmë një ëndërr, e cila nuk mund të shihet çdo ditë. Mund të ndodhë një herë në karrierë dhe jam shumë i gëzuar që presidenti ynë është sot njeriu më i lumtur në botë, pasi kjo gjysmëfinale mund ti ketë dalë edhe në ëndërr.
Rumenige: Presidenti Perez më tha se Manuel Nojer është portieri më i mirë në botë. Ai bëri mrekullinë dhe për mua, ato 90 minuta kanë qenë më emocionueset dhe më të frikshmet në gjithë historinë e 38 viteve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›