Italia e vogel ne Champions
Finale surprizë në Champions dhe derbi spanjoll në Europa League. Italia vazhdon të humbasë pikë të çmuara në duelin në distancë me Bundesligën gjermane dhe Liga Sagres portugeze në klasifikimin e UEFA-s.
Një angleze, një gjermane dhe dy spanjolle në finalet e aktiviteteve më të rëndësishme për klube në kontinent, kanë bërë që peshën më të madhe ta ndjejë pikërisht Italia. Futbolli përtej Adriatikut e ka të vështirë të mbajë ritmin e ligave të tjera më të forta europiane dhe kjo pasqyrohet në klasifikimin special të UEFA-s për shtetet, sipas të cilit përcaktohen edhe numri dhe mënyra e pjesëmarrjes në aktivitetet europiane.
Kualifikimi i Bajernit e rriti diferencën ndërmjet klubeve gjermanëve që kanë 75.02 pikë dhe atyre italiane me 59.58. Megjithatë, klubet e Serisë A duhet të falënderojnë Atletik Bilbaon, që duke eliminuar Sporting Lisbonën, shtyu edhe për pak kohë parakalimin nga skuadrat portugeze, që aktualisht kanë 55.35 pikë.
Ndërkohë, për klube Milani në veçanti ka përfituar nga kualifikimi në finale i Atletikos së Madridit, që duke u kualifikuar bëri të mundur që Valencia të mos parakalonte kuqezinjtë në renditjen e klubeve dhe italianët kanë të paktën një vend të siguruar mes kokave të serive në shortin e Champions League. Kjo nëse nuk do të ketë përmbysje të papritura në kampionatet respective nga Çelsi, Interi dhe Lioni.
Ndërkohë, Seria A do të mbetet vetëm me tre skuadra në aktivitetin më prestigjioz për klube të paktën edhe për katër vitet në vazhdim. Momentalisht, është e sigurt se deri në vitin 2016 në Champions League do të luajnë vetëm tre skuadra italiane, dy prej të cilave kualifikohen direkt, ndërsa e treat luan në fazën “play off”.
Diferenca prej afro 15 pikësh me Gjermaninë në klasifikimin e UEFA-s duket shumë e vështirë për t’u rikuperuar, ndërsa sikur kjo të mos mjaftonte, italianët duhet të ruhen edhe nga klubet portugeze, që janë në rritje, pas ecurisë positive të regjistruar në vitet e fundit.