E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalet e fundit te Guardioles

Dalja në konferencën për shtyp dhe shqiptimi i fjalëve të fundit të kësaj telenovele, nuk ishin një suprizë, por thjesht një moment për të shijuar disa emocione të rralla. Guardiola nuk do jetë më trajner i Barçës dhe presidenti Rosell e deklaron i pari.

“Mirëdita të gjithëve. Jemi mbledhur këtu për të lajmëruar se Pep Guardiola nuk do të vazhdojë si trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Ju faleminderit”-tha Rosell.

Më tej vjen një përqafim i dy miqve dhe dy luftëtarëve që ishin krah për krah në shumë beteja. Pastaj, fjalët e Guardiolës.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kanë kaluar 4 vjet dhe koha i lodh që të gjithë. Unë jam shumë i lodhur dhe kam nevojë të pushoj. Për këtë arsye i thashë klubit në shtator ose tetor se koha ime po mbaronte. Jam i bindur se njeriu që do të më pasojë do të ketë çdo gjë që unë nuk e kam. Jo sepse unë nuk e kam aftësinë, por sepse futbolli kërkon të jesh në ndeshje çdo tre ditë dhe 4 vjet pa asnjë pushim janë shumë. Një trajner duhet të jetë i fortë. Duhet të ketë jetë, pasion dhe energjinë e duhur për të shijuar çdo ndeshje”- u shpreh Guardiola
Futbollistët e Barcelonës duhet të jenë të mërzitur, por gjithashtu të bindur se edhe pa idhullin e tyre, suksesi do të vazhdojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›