Champions, sot shorti i sfidave ‘big’ në Europë
Tetë skuadra për ëndrrën e madhe, finalen e “Ëmbley”-t më 28 maj. Tetë skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër, që kanë arritur të bëjnë më shumë se kundërshtarët dhe kanë merituar një vend në fazën më të nxehtë të veprimtarisë më presitigjioze për klube. Spanjollet Barcelona, Real Madrid, anglezet Çelsi, Mançester dhe Totenhem, gjermanët e Shalkes, italianët e Interit dhe ukrainasit e Shakhtarit, janë 8 ekipet e kualifikuara që do të çiftohen sot mes tyre përmes shortit të lirë.
Por ndërkohë, kanë nisur edhe preferencat e trajnerëve, apo lojtarëve të ndryshëm. Njëri prej tyre, dhe natyrisht tekniku më pikant në këtë fazë të Champions, Zhoze Muronjo, ende po shijon revanshin ndaj të gjithë kritikëve, pasi skuadra e tij arriti të kualifikohej për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur 3-0 Olimpikun e Lionit në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Tekniku portugez është shprehur se ishte i bindur te suksesi, ndërsa tani mendon për të ardhmen, duke preferuar të mos përballet në raundin tjetër me ish-skuadrat e tij Çelsi dhe Inter. "Unë ndjehemj mirë kur duhet të përgatisë ndeshje me kundërshtarë të vështirë. Më pëlqejnë përballjet e forta, ndërsa isha i bindur te kualifikimi. Sa i përket shortit do të doja të mos luaja kundër Çelsi dhe Interit”, ka thënë Murinjo.
Gjithashtu, edhe ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka dhënë preferencat e tij. Sipas argjentinasit, Mançester Junajtid nuk do të mund të konkurrojë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Për Mesin, Barcelona, Real Madrid dhe Çelsi janë tre favoritët për të fituar garën europiane. “Është e rëndësishme të jesh në Ligën e Kampionëve. Ne kishim një sfidë me Arsenalin që ishte shumë e komplikuar dhe na dha fuqi të madhe për pjesën e mbetur të garës. Ne Real Madrid dhe Çelsi jemi favoritët e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Mesi.
Barcelona
Më të mirët e botës, më të mirët e të gjitha kohërave, favoritët absolutë – është thënë shumë për këtë Barcelonë e cila është shfaqur me klas të jashtëzakonshëm në të dy ndeshjet ndaj Arsenalit. Së fundmi janë paraqitur disa zëra të cilët pretendojnë se janë të rrezikshëm për blaugraaët – a mund të ndalen ata?
Shalke
Përkundër faktit se po vuan shumë në Bundesligë, Shalke mbetet në garën më prestigjioze europiane pas fitores bindëse ndaj Valencias. Trajneri Feliks Magath është larguar, ndërsa mbetet të shihet nëse skuadra nga Gelsenkirchen do të jetë aq eksplozive edhe nën trajnerin e ri Ralf Rangnik.
Shakhtar
Shakhtar shokoi Arsenalin në fazën grupore dhe më pas dogji Romën. Ukrainasit vërtet shkatërruan kundërshtarët e tyre deri në këtë fazë dhe arritën për herë të parë në histori të klubit në çerekfinale. Duke fluturuar në shtëpi me 70 ndeshjet e fundit pa humbje si ogur të mirë, minatorët nuk kanë frikë nga askush.
Totenhem
Ndoshta një prej befasive më të mëdha deri tani, me Spursat që kanë shfaqur nivelin e tyre të rrezikshmërisë ndaj gjigantit të Ligës së Kampionëve, Milanit. Duke mos harruar dhe paraqitjen fantastike ndaj Interit në fazën me grupe, është e qartë se londinezët nuk kanë frikë nga ëndërrimi.
Interi
Në një finale të ripërsëritur në dy ndeshje, Interi ia ka arritur që me një fitore të pa besueshme prej 3-2 ta tejkalojë Bajernin e Mynihut, falë golave në Bavari. Italianët shfaqën shpirt të madh ekipor, por ende ngrihen dyshime mbi mbrojtjen e tyre, e cila duhet të përmirësohet nëse ata synojnë titullin.
Çelsi
Çelsi u kualifikua lehtë në fazën e grupeve dhe ka pasur punë të lehtë me Kopenhagenin, duke u shfaqur dominues në të dyja ndeshjet. Në Angli, Çelsi nuk është në formë: madje as blerjet e vlefshme prej 70 milionë stërlinash: Fernando Torres dhe David Luiz nuk kanë lënë mbresa te ‘Carlito’.
Real Madrid
Rekorderi i Ligës së Kampionëve ia ka dalë që më në fund të dalë nga tersi prej 6 vitesh moskualifikimi në Europë. Por, tani tabuja është thyer dhe Reali është në çerekfinale. Murinjo mund ta ketë bërë, apo të mos e ketë bërë fare diferencën, por ai ka lojtarët për të fituar dy herë radhazi Champions.
Mançesteri
Mançester Junajtid ia doli që me një fitore prej 2-1 ta sigurojë kualifikimin në ‘Old Traford’ ndaj Marsejës. Të pa mposhtur në Europë, ‘Djajtë e Kuq’ janë në mes të krizës së dëmtimeve, por kanë nivel të shkëlqyer të formës dhe talentit sulmues, ndonëse Uejn Runi nuk është në ditët e tj më të mira.