Champions, sot shorti për 1/8 e finaleve
"Radha e nisjes" për 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampioneve është përcaktuar, pasi të mërkurën, Mançester Junajtid, Bajern Mynih, Porto dhe Juventus fituan grupet respektive. Këto katër skuadra u bashkohen fituesve të katër grupeve të para (Roma, Panathinaikos, Barcelona, Liverpul) dhe formojnë vazon 1 në shortin që do të hidhet sot në Nion të Zvicrës. Në vazon numër 2 do të jenë skuadrat e renditura në vendin e dytë të grupeve (Çelsi, Inter, Sporting L, Atletiko M, Vilareal, Lion, Arsenal, Real Madrid). Nuk mund të ndeshen me njëra-tjetrën skuadrat nga i njëjti shtet dhe që kanë qenë së bashku në të njëjtin grup. Vlen për t'u përmendur se ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt, në fushën e skuadrave që janë renditur në vendin e dytë.
VAZO 1:
Roma
Panathinaikos
Barcelona
Liverpul
Mançester U
Bajern Mynih
Porto
Juventus
VAZO 2:
Çelsi
Inter
Sporting L
Atletiko M
Vilareal
Lion
Arsenal
Real Madrid