Nis Botërori i Klubeve, Mançesteri në pritje
Ka filluar dje me derbin oqeanik ndërmjet australianëve dhe neozerlandezëve dhe do të mbyllet, ashtu siç pritet, me sfidën tradicionale ndërmjet europianëve dhe amerikano-latinëve. Botërori i Klubeve, organizuar nga FIFA, ka stratuar edicionin e katërt dhe të fundit në Japoni, pasi që nga viti i ardhshëm do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani, pavarësisht se kanë filluar të marin pjesë skuadra nga të gjitha kontinentet, finalja ka qenë gjithmonë ndërmjet rivalëve që ndesheshin në ish-Kupën Interkontinentale. Dy herë e kanë fituar brazilianët (Sao Paolo dhe Internacional) dhe vitin e kaluar Milani, 4-2 ndaj Boka Zhuniorsit në finale. Këtë herë i takon Mançester Junajtid të përfaqësojë Europën, si skuadra fituese e Ligës së Kampioneve. Kundërshtari kryesor për "djajtë" nuk është nga më të frikshmit, Liga de Kuito, skuadra e parë ekuadoriane, që fiton Kupën Libertadores.
Formula e kësaj veprimtarie nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar. Fituesja e ndeshjes paraeliminatore do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në çerekfinale, ku do të ndeshet me vendasit e Gamba Osakës. Mançesteri, që do të udhëtojë vetëm të dielën drejt Japonisë, do të futet në skenë në gjysmëfinalen e ditës së enjte. "Djajtë" janë e vetmja skuadër angleze që e ka fituar Kupën Libertadores në vitin 1999. Nga ai ekip kanë mbetur vetëm Rajan Gigs, Geri Nevill, Pol Skols dhe trajneri Aleks Ferguson. Rivali kryesor pritet të jetë Liga Kuito, por që ka ndryshuar shumë nga skuadra e muajit korrik, që i habiti të gjithë. Ka qëndruar trajneri Bauza, që garaton organizim loje, por fakti se është renditur në vendin e dytë të kampionatit ekuadorian tregon forcën e këtij ekipi. Surpriza mund të jetë Al Ahli, që synon finalen në pjesëmarrjen e tretë në katër edicionet e fundit. Egjiptianët do të bazohen tek Abutrika, Zidani i Afrikës. Afrikanët do të luajnë në çerekfinale me Paçukën. Meksikanëve u duhet të marrin hak për eliminimin e parakohshëm më 2007-n dhe ta përmirësojnë prestigjin e futbollit të tyre, pasi kombëtarja e drejtuar nga Sven Goran Eriksion u mund në dy ndeshjet e fundit eliminatore.
Kalendari i ndeshjeve
Paraeliminatore
Dje
Adelaide- Uejtejker 2-1
Mulen 39', Dod 83' / Siman 34'
Çerekfinalet
Nesër
1.Al Ahli (Egjip)Paçuka (Meksikë)
Të dielën
2.Gamba Osaka (Japoni) - Adelaide (Australi)
Gjysmëfinalet
17 dhjetor
Liga Kuito (Ekuador) - Fituesja 1
18 dhjetor
Mançester (Angli) - Fituesja 2
Finalja
Më 21 dhjetor, në Tokio