E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato, gati per sfiden 500 mije USD

Kur ka mbetur edhe nje jave deri ne zhvillimin e ndeshjes me te madhe te nje boksieri shqiptar, gjithcka eshte ne rruge te mbare per duelin e 20 dhjetorit 2008, ku Kreshnik Qato do te mbroje titullin e kampionit te botes per peshen e mesme ne versionin WBF. Dueli i 30-vjecarit shqiptar me amerikanin e me origjine guatemalo-meksikane, David Estrada, do te zhvillohet ne kompleksin sportiv "Burr Arena" te Universitetit "Howard" ne Uashington D.C.

Ndeshja e Qatos ka nje vlere te vecante, per arsye se, ky duel per kuroren e WBF-se zhvillohet bashkarisht nga Kompania amerikane "Baby-Girl-Production" dhe ajo shqiptare, "Yldon" Sh.p.k. dhe ka edhe nje mision humanitar. "Baby-Girl-Production" eshte nje projekt qe, nepermjet boksit, synon t'i terheqe te rinjte, nga rruga dhe jeta kriminale. Sipas organizatoreve ne kete ane dhe ne anen tjeter te Oqeanit Atlantik, gjithcka eshte ne rruge te mbare.

Organizatoret amerikane te "Baby-Girl-Production" kane pergatitur edhe posterin e ketij mega-evenimenti, i cili do te ofroje nje mbremje te mbushur me spektakel. Keshtu, pervec duelit Qato-Estrada, i cili eshte edhe sfida me kryesore e mbremjes, do te zhvillohen edhe 3 ndeshje te arteve marciale, 3 ndeshje te boksit amator dhe 3 ndeshje te tjera te boksit profesionist. Ndonese nuk jepet nje shifer e sakte, nga pala amerikane mesohet se kostoja e gjithe ketij evenimenti te madh, pritet te kape shifren e 500,000 dollareve.

Ne mbremjen e 20 dhjetorit, do te ngjiten disa boksiere te rinj dhe premtues, sic eshte Markis Tejlor, nderkohe qe interesant eshte edhe dueli i peshes se rende midis Hores Grant dhe Carls Braun, apo dueli per kuroren panamerikane te versionit WBF, midis Uejn Kuperit dhe Uilliam Prietos. Sipas organizatoreve, cmimet e biletave per te ndjekur spektaklin ne arenen 3,000-vendeshe te Universitetit "Howard" jane 100 dollare amerikane per 600 vendet rreth e rrotull ringut dhe 25 dollare amerikane per tribunat rreth e rrotull.

Programi stervitor

Kreshnik Qato eshte ne fazen kulmore te pergatitjes dhe stervitja eshte intensive dhe dy here ne dite me perjashtim te se dieles, kur ben vrapim te gjate ne terren te veshtire dhe malor. Gjate javes zhvillon tre deri ne kater ndeshje pergatitore ose "sparing". Gjithashtu, stafit stervitor te Qatos i eshte shtuar edhe nje keshilltar teknik dhe ai eshte Spenser Firon, i cili eshte njekohesisht edhe keshilltari teknik i te mirenjohurit Deni Uilliams. Per kete perforcimi te ekipit qe e mbeshtet, Qato falenderon sponsorin "Yldon" sh.p.k. dhe z. Ylli Ndroqi, i cili beri te mundur qe stafit t'i shtohet edhe nje keshilltar teknik me nje bagazh dhe pervoje te pasur.

Kreshnik Qato

Kategoria e peshes: E mesme

Renditja boterore: 47 / 916

Datelindja: 13 gusht 1978

Mosha: 30 vjec

Kombesia: Shqiptar

Vendlindja: Shqiperia

Vendbanimi: Uembli, Londer - Britani e Madhe

Gjatesia: 180 cm

Nofka: Shqiponja (The Eagle)

Bilanci: 23 ndeshje

17 fitore (2 me KO)

6 humbje (2 me KO)

0 barazime

Kundershtari:

David Estrada eshte nje boksier me pervoje ne ringun amerikan dhe shumicen e fitoreve te tij i ka mbyllur me "Knock Out". Ne shumicen e rasteve, ai eshte boksier qe preferon luftimin e hapur ose ne distance, dhe, sipas specialisteve, ai vihet ne veshtiresi nese kundershtari kundervihet ne luftim te afert ose te mbyllur. Kjo gje i pershtatet shume mire pergatitjes dhe pervojes se Kreshnik Qatos.

David Estrada

Curriculum Vitae

Kategoria e peshes: E mesme

Renditja Amerikane: 15 / 208

Renditja Boterore: 76 / 916

Datelindja: 9 shtator 1976

Mosha: 32 vjec

Vendlindja: Cikago, Ilinois - Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Vendbanimi: Cikago, Ilinois - Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Gjatesia: 186 cm

Nofka: Nuselalja (The Weezel)

Bilanci: 22 ndeshje

12 fitore (9 me KO)

10 humbje (4 me KO)

0 barazime


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›