Lamtumire dogana te UNMIK-ut
Doganat e Kosoves jane pavaresuar teresisht nga UNMIK-u. Por, tani EULEX-i do kete nje mbikeqyrje te lehte mbi to. Sfide per kete sherbim, qe sivjet ka tejkaluar te hyrat e parapara, mbetet funksionimi i rregullt ne veri, ne pikat doganore te shkaterruara nga serbet lokale ne trazirat e marsit. Nga dje nuk do te kete me Sherbim Doganor te UNMIK-ut. Ngritja e flamurit kosovar ne Dogana ka shenuar edhe pavaresimin e ketij sherbimi. Ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, ka vleresuar se pavaresimi i doganave paraqet edhe nje akt te rruges se Kosoves drejt konsolidimit te shtetit sovran. "Sot kurorezohet rruga nentevjecare, permbyllen perpjekjet e Qeverise se Kosoves, te institucioneve te Kosoves per te qene te mevetesishme ne te gjitha deget strategjike, ne institucionet e rendesishme, sidomos ne ekzekutiv e legjislacion. Jam i sigurt se tashme bashke me EULEX-in, ligjet e Kosoves do te zbatohen gjithandej", tha dje z.Shala.
Doganat kane qene nen administrimin e UNMIK-ut tash nente vjet. Por, pavaresimi i sotem nga ky mision ne shuarje, nuk eshte i plote. Tani do te jene zyrtare te EULEX-it qe do te kene nje mbikeqyrje te lehte mbi kete sherbim. Drejtori i Doganave, Naim Huruglica, shpjegon rolin e EULEX-it: "Dihet misioni i qarte i EULEX-it - eshte fuqizimi, gjegjesisht ndihma e institucioneve kosovare ne drejtim te zbatimit te ligjit. Doganat jane nder institucionet qe e zbatojne ligjin dhe ne kete rast asistenca e misionit te EULEX-it do te jete monitorimi dhe nje mbikeqyrje e lehte ne tere territorin e Kosoves, atje ku shtrihen doganat", tha Huruglica.
Nderkohe, sfide per Doganat e Kosoves mbetet shtrirja ne veri. Ne trazirat e shkaktuara nga serbet ne mars te ketij viti, qene djegur dy pikat doganore ne Jarine dhe Zubin Potok. Atje, sipas Huruglices, edhe me tej mbeten patrullat levizese doganore. "Kemi njerez jo ne dy pikat kufitare, por kemi njesite tona mobile qe operojne ne pjesen veriore te Mitrovices dhe patrullojne 24 ore ne dite per t'i mbyllur shtigjet per kontrabande qe zhvillohet ne ate pjese", thote Huruglica.
Mosfunksionimi i ketyre pikave doganore eshte vleresuar t'i kete shkaktuar humbje shume te medha doganave. Te hyrat e doganave jane nder burimet kryesore me te cilat mbushet Buxheti i Konsoliduar i Kosoves. Kete vit, keto te ardhura jane tejkaluar nga plani i parapare.