E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chaves anulon vizitën në Kubë

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chaves anuloi vizitën tij në Havanë, me arsyetimin se vendi i tij mund të behët pre e një agresioni ushtarak nga ana e Kolumbisë.

Gjatë një mitingu në Karakas, Chaves deklaroi se disponon informacione për një agresion të mundshëm të Kolumbisë ndaj Venezuelës.

Venezuela ndërpreu të enjten marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë, pasi ambasadori kolumbian në Organizatën e Shteteve Amerikane parashtroi fakte për praninë e 1500 kryengritësve kolumbianë në Venezuelë.

Që nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, ushtria e Venezuelës është vënë në gjendje gatishmërie, në rajonet kufitare me Kolumbinë.

Ndërsa Chaves paralajmëroi se "në rast të një agresioni ndaj Venezuelës nga ana kolumbiane, apo territor tjetër i mbështetur nga amerikanët, “atëherë ne Venezuela do të ndërpres dërgesat e naftës për SHBA-në, madje edhe nëse populli i Venezuelës do të jetë i detyruar të hajë gurë”.

“Nuk do t’u dërgojmë asnjë pikë naftë”, tha Chaves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›