Izraelitët vrasin komandantin e Hamasit
Gaza - Izraelitët kanë vrarë një shef të Hamasit, Amir Mansi, përgjegjës ky për sulmet me raketa kundër Izraelit. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet ushtarake izraelite sipas të cilëve Amir Mansi, djali i Jusef Mansit, ministër i Telekomunikacioneve në qeverinë e Hamasit, është vrarë në qytetin e Gazës, njofton krahu i armatosur i Hamasit, brigadat Ezzedine al Qassam. Ai u vra nga një njësi e këmbësorisë, teksa mbikëqyrte të shtënën e një rakete, citojnë burimet.