Myftiu arab, apel për ndihma ndaj palestinezëve
Riad - Myftiu i madh i Arabisë Saudite, autoriteti më i lartë fetar i mbretërisë, ka bërë apel për mbledhjen e ndihmave financiare në ndihmë të popullsisë palestineze në Rripin e Gazës. Ai I ka cilësuar si "turma të padobishme" manifestimet kundër ofensivës izraelite në Gaza duke theksuar se "Turma nuk sjell asgjë të mirë. Manifestimet nuk kanë asnjë kuptim".
"Derdhni para dhe dërgoni ndihma këto janë veprime të përshtatshme, por turmat dhe zhurma e manifestimeve janë pa dobi", deklaroi ai, duke u bërë thirrje sauditëve dhe të mërguarve që jeojnë në mbretëri "të japin aq sa munden për të ndihmuar vëllezërit e tyre palestinezë".