E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, rrëzohet helikopteri, 8 të vdekur

Moskë -Tetë persona mbetën të vdekur dhe tre të tjerë u plagosën, pas rrëzimit të një helikopteri rus, i zhdukur të premten në Siberi, njoftoi sot Ministria e Situatave të Emergjencës, e cituar nga agjencitë, pas zbulimit të copave të helikopterit. Helikopteri i shoqërisë ajrore "Gazpromavia", për të cilin nuk kishte lajme që të premten, transportonte dy bashkëpunëtorë të presidentit rus Dmitri Medvedev, përfaqësuesi i tij në parlamentin rus, Aleksandër Kosopkin dhe zëvendësdrejtori i Departamentit rajonal të agjencisë Ria Novosti.

Nuk dihet nëse të dy personat bënin pjesë ndër të vrarët. Njëmbëdhjetë persona ndodheshin në bordin e helikopterit. Helikopteri u gjet nga skuadrat e shpëtimit në rajonin malor Altai, pranë kufirit me Kazakistanin dhe me Mongolinë, ndërkohë që Temperatura në rajon është -35 gradë Celsius.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›