E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, mbytet trageti, 260 persona të zhdukur

Sulaves -Si pasojë e mbytjes së një trageti në Indonezi në afërsi të ishullit Sulavesi, më tepër se 260 persona konsiderohen të zhdukur, njoftojnë burime zyrtare. Një zyrtar i sigurisë detare indoneziane tha se një traget me më tepër se 250 pasagjerë në bord, 17 anëtarë të ekuipazhit dhe kapiteni, u mbyt, ndërsa shtoi katër të mbijetuar janë gjetur. Në zonë janë dërguar mjete kërkimi dhe ndihma. Kushtet meteorologjike ishin të vështira me një det të trazuar. "Katër anëtarë të ekuipazhit janë gjetur nga peshkatarë, por nuk dimë asgjë për fatin e personave të tjerë në bord", shtoi ai. Agjencia indoneziane e shtypit Antara njoftoi se 18 persona ishin shpëtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›