Chavez-Lukashenkos: Të bashkojmë dy vendet në një republikë
Presidenti venezuelian, Hugo Chavez, i propozoi homologut të tij bjellorus, Alexandre Loukachenko, t'i bashkojnë dy vendet e tyre në një "republikë të re" si provë e marrëdhënieve të tyre të shkëlqyera. "Ne duhet të krijojmë një union të ri republikash" të Venezuelës dhe Bjellorusisë, deklaroi Chavez. "Nuk do të jetë një bashkim si ai i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS,), por i republikave të lira të rigrupuara në një bashkim", shtoi Chavez, sipas shërbimit të shtypit të presidencës bjelloruse.
Nga ana e tij, Loukachenko bëri të ditur vendimin e tij për të shkuar në Venezuelë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh që është zhvilluar në mënyrë të shpejtë."Para disa vitesh, ne as që njiheshim ndërsa sot shkëmbimet tregtare arrijnë në qindra milionë dollarë", nënvizoi Loukachenko. Chavez shkoi në Bjellorusi për herë të parë në 2006-n dhe premtoi të krijonte një "ekip luftarak" me "mikun e tij të ri" Loukachenko.
Që nga ajo kohë, udhëheqësi venezuelian ka shkuar çdo vit në Bjellorusi dhe e ka ftuar edhe Lukashenkon në Venezuelë.