E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez: Nuk kam çfarë të sqaroj me Zapateron


Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez replikoi ditën e mërkurë në distancë me kryeministrin spanjoll Jose Luis Zapatero, ku u shpreh se ai nuk ka asgjë për të shpjeguar në lidhje me ETA-n pasi vendi i tij nuk mbështet grupet terroriste.
"Nuk kam absolutisht asgjë për ti shpjeguar Zapateros. Zapatero duhet të respektoje sovranitetin tonë. Shteti ynë nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë asnjëherë grupet terroriste. Ne mbështesim vetëm paqen", u shpreh Chavez për televizionin shtetëror venezuelian.
Deklarata e presidentit venezuelian erdhi pas kërkesës së kryeministrit spanjoll Zapatero i cili i kërkoi sqarime për lidhjet e Venezuelës me organizatën terroriste baske ETA dhe rebelët kolumbiane të organizatës së FARC.
I gjithë debati politik mes dy vendeve nisi kur një gjykatës spanjoll denoncoi vendosjen në një post zyrtar në Karakas të një aktivisti të ETA-s të kërkuar në Spanjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›