Hazardit i pëlqen PSG-ja

Ylli i Lille, Eden Hazard ka mirëpritur interesimin nga rivali, Paris Saint-Germain.
Mesfushori ofensiv i Lilles kërkohet nga klube të mëdha evropiane si Real Madridi, Chelsea dhe Arsenali, por së fundmi është shndërruar edhe në objektiv të rivalit nga Ligue 1, PSG.
“PSG-ja është klub i madh dhe personalisht më pëlqen Ancelotti, ai ju bënë të dëshironi të luani atje. Do të shohim për këtë më vonë. PSG-ja është ende në fillim të një epoke të re”, deklaroi Hazard për uebfaqen insidefutbol.com.