E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi insiston për Guarinin

Inter ka kthyer vëmendjen te mesfushori i Portos, Fredy Guarin pas dyshimeve rreth qëndrimit të Thiago Mottës.

Braziliani Motta kërkohet nga Paris Saint-Germain dhe në rast të largimit të tij, Nerazzyrrët synojnë të sjellin Guarinin. Interesimin e Interit për Guarinin e ka konfirmuar menaxheri i kolumbianit, Marcelo Ferreyra.

“Jam duke punuar për transferimin e tij në Inter. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por shpresojmë të bëjmë diçka para mbylljes së afatit kalimtar”, deklaroi Ferreyra për FcInterNews.it.

Alternativa të tjera të Interit përveç Guarinit përmenden edhe Kevin Constant i Genoas dhe Antonio Candreva i cili është pronë e Udineses, por është i huazuar te Cesena.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›