Kinë, 460 viktima nga përmbytjet
460 persona kanë mbetur të vdekur, ose rezultojnë të zhdukur në Kinë, që nga qershori i këtij viti. Sipas autoriteteve kineze, kjo ka ndodhur si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të tokës.
Ministria e Punëve Civile tha se fatkeqësitë kanë detyruar edhe evakuimin emergjent të më se 2.3 milionë banorëve. Kina goditet nga përmbytje të mëdha çdo verë. Gjatë dekadës së kaluar, në Kinë kanë humbur jetën ose janë zhdukur rreth 4.300 persona nga përmbytjet.