Chelsea 100 milione per merkaton verore

Chelsea është pa limite. Roman Abramovich ka vendosur një shumë prej 100
milionë eurosh për përgatitjet për sezonin e ardhshëm të Champions
League.
Të qartë deri tani objektivët kryesorë të Blues, që janarin e shkuar kishin shpenzuar 90 milionë për të marrë Fernando Torres e David Luiz.
Këtë herë synohen tre futbollistë të aftë për të bërë diferencën në sulm, sipas “Daily Telegraph”, si Santos Neymar, Alexis Sanchez dhe Luca Modric.