E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi mund ta fitojë sërish Topin e Artë

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 09:14

Lionel Messi mund ta fitojë për herë të tretë rresht çmimin ‘Topi i Artë’, si futbollisti më i mirë i vitit në botë. Kështu mendon shoku i tij i skuadrës, Eric Abidal. Ylli argjentinas, për herë të parë e fitoi këtë trofe në vitin 2009, pasi pati një sezon të jashtëzakonshëm individual.

Një gjë të tillë e bëri edhe vitin që shkoi, kur ‘Topi i Artë’ u bashkua me FIFA Futbollisti më i mirë i vitit në botë dhe u shndërrua në FIFA Topi i Artë’. 23-vjeçari shënoi 53 gola në 55 paraqitje këtë sezon, me Barçën, duke e fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Këto fakte duket se e kanë bindur mbrojtësin e majtë francez që përfaqësuesi argjentinas do të jetë sërish numër 1.

“Kam një ndjenjë mjaft të mirë për Lionelin. Dy sezone më parë, i thashë se ai është i aftë ta fitojë ‘Topin e Artë’ tri herë rresht. E vërteta është se ai është i vendosur që ta bëjë këtë, ndoshta edhe më shumë. Jam i lumtur për të. Ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Abidal për ‘Telefoot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›