Futbollisti Muharremi ka nevojë për ndihmë

Ish-futbollist i Trepçës 89, Fisnik Muharremi është diagnostikuar nga mjekët me tumor në mushkëri.
26-vjeçari nga Mitrovica është operuar në Prishtinë, por pa sukses, ndërkohë që mjekët kosovarë i kanë preferuar trajtim jashtë vendit.
Në shkurt të këtij viti, Muharremi është operuar në Gjermani, për çka ka paguar shumën prej 32 mijë eurosh.
Gjendja e tij shëndetësore është keqësuar në dy muajt e fundit, kurse tani ndodhet në komë dhe nën kujdesin intensiv.
Klinika Universitare ”Gros Bhadern” në Mynih, ku është bërë operacion 6 herë për shkak të komplikimeve të ndryshme, për shërimin e mëtutjeshëm të Muharremit, ka kërkuar edhe 82 mijë euro shtesë.
”Kjo shumë e të hollave për familjen tonë është e papërballueshme”, ka thënë vëllai, Besnik Muharremi, duke shtuar se çfarëdo ndihmë morale dhe materiale në këto momente të vështira për ta është lehtësim për Fisnikun dhe familjen e tij./Kosovapress/