E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë skuadra nga Serie A, të përfshira në kurdisje

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 09:10

Skandali i kurdisjes së ndeshjeve në Itali po zgjerohet dita-ditës. Duket se në këtë rast nuk janë të përfshira vetëm skuadrat nga liga e dytë dhe e tretë italiane.

Gjatë marrjes në pyetje në Cremona, Mario Pirani, një dentist italian që ka lidhje me bastoret në Itali, ka thënë se në ‘lojë’ janë tri ndeshje të kurdisura nga elita e futbollit italian.

Ndërkohë, ai ka përmendur edhe pesë klube nga Serie A: Cagliari, Fiorentina, Genoa, Lecce e Roma, si të përfshira në skandalin e kurdisjeve.

Ditë më parë u akuzuan edhe disa skuadra nga Serie B, mbi të gjitha Atalanta, e cila rrezikon dënim të rëndë. Hetimet në Itali vazhdojnë edhe në Napoli, derisa në këtë vend ka filluar të flitet për një Calciopoli 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›